Forumi Kuq E Zi
Byrek me spinaq Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Byrek me spinaq Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Byrek me spinaq Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Byrek me spinaq Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Byrek me spinaq Empty Byrek me spinaq 17/9/2011, 12:40

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
spinaqi lahet e pastrohet grihet dhe hidhet ne tigan me pak yndyre,kavardiset pak shtohet 1 veze,2-3copa djathe,pak piper,kripe.shtrojme peten hedhim harxhen dhe e mbulojme perseri me nje pete tjeter.e pjekim ne furre ne temperature 200-250grade.

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

2Byrek me spinaq Empty byrek me qumesht 17/9/2011, 12:45

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
marim petat ethata pastaj 100gvaj 100g gjalp 1l qumesht lope shtrojm yndyr ne cdo pet dhe qumesht duke i ngjeshur her pas here me dor petat qe te sistemohen nefund rrahim 2kokrra vez dhe i hellim me yndyren rpjekim netemperatur 180g derisa te mar je ngjyr pastaj e heqim embulojm me nje tepsi qe te rri e but me von e presim me cop dhe e servirim ne pjat ju befte mire

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

3Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 19/1/2013, 10:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byreke
Gatimi : Byrek me spinaq
Perberesit :Miell 3 gota uji (500g), ujë 300 g (6 filxhanë kafeje),kripë. spinaq 1 kg, vezë 1 kokërr, djathë 100 g, vaj 1/2 filxhan çaji, kripë, piper.
Pergatitja :
Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet në ujë të bollshëm dhe përvëlohet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë; kullohet duke e shtrydhur pak, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në byrek. Për byrekë preferohet miell i fortë ( miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet ). Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 g ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë,i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet. Në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisështë dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shihen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i hidhet nga pak nisështë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brënda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.

4Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 19/1/2013, 10:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byreke
Gatimi : Byrek me domate dhe salmon
Perberesit :200 gr brum , 500 gr domate të prera , 120 gr salmon me vaj , një tufë majdanozi pak kripë
Pergatitja :
Lajini domatet dhe pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë furre të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Transferojeni në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.

5Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 19/1/2013, 10:02

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byrek me lakra dhe me vezë
Përmbajtja për 8-10 persona: - 1 kg lakra, - 1 tufë qepë të njoma, - 2 tufa kopër dhe majdanoz, - 1 lugë gjelle sheqer, - 1 ligë glikoje kanellë, - pak arrë moskat, - kripë sa duhet, - 3 kokrra vezë, - 150 gr. djathë (peta), - 150 ml qumësht, - 300 gr. gjalpë, - 10-12 petë bakllavaje.

Mënyra e gatimit: Para së gjithash qërojmë dhe pastrojmë mirë lakrat, duke i hequr rrënjët dhe fletët e verdha që mund të kenë. Nxjerrim zemrat (fletët e qendrës më të njoma), i ngrijmë hollë dhe i vëmë mënjanë. Pastaj grijmë hollë dhe pjesën tjetër, e vendosim në një tas të thellë, i hedhim kripën, e shtypim dhe e shtrydhim aq sa t'i dalë uji që ka. Grijmë koprën dhe majdanozin e i përziejmë me lakrën e shtrydhur. Njëherësh përziejmë me të edhe zemrat që kishim vënë mënjanë.

Vëmë në zjarr një tenxhere të përshtatshme me 100-125 gr. gjalpë, hedhim në të qepët e njoma të grira hollë, i kaurdisim këto derisa pjesët e bardha të tyre të fillojnë të skuqen. Hedhim në këtë tenxhere edhe gjithë lakrat e tjera, i trazojmë mirë, u hedhim kripën e duhur, sheqerin, arrën moskat dhe kanellën e thërrmuar; e mbulojmë tenxheren me kapakun e saj dhe i lëmë lakrat të ziejnë me ngadalë për afro një orë, duke i përzier herë pas here, derisa të thithin tërë lëngun e tyre; pastaj i zbrazim në një tas dhe i lëmë që të ftohen pak.

I hedhim qumështin, vezët dhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe i përziejmë mirë të gjitha. Pastaj marrim një tepsi të përshtatshme (duke llogaritur se byreku do të ketë një trashësi afro dy gisht) në të cilën shtrojmë gjysmat e petëve duke i lyer këto me gjalpë të shkrirë dhe mbi to shtrojmë barishtet e përgatitura si më sipër. Si të shtrojmë lakrat, vendosim mbi to pjesën tjetër të petëve, duke i lyer edhe këto me gjalpë. E shënojmë me majën e thikës në formë bakllavaje ose me copa katrore dhe e pjekim për 3 çerek ore në furrë.

6Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 19/1/2013, 10:04

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byrek me presh

Byreku eshte nje nga sportet me popullore shqiptare. Byreket i gatuan gjithe Ballkani, edhe pse origjinen e ka ne Turqi. Por, byreket me te mire nuk i gjen ne Turqi, por, e ku tjeter, ne kuzhinen e gjyshes. Gjyshet jane shume krijuese dhe kane shpikur byreke me permbajtje nga me te ndryshmet: me salce domate, me spinaq, me gjize e veze, me mish pule, me laker turshi. Me poshte jepet receta e byrekut me presh, gjize dhe veze. Ka shume menyra per ta pergatitur byrekun. Gjyshja e kesaj faqeje preferon ate trekendeshen, per arsye estetike dhe per arsye strategjike: nuk ka femije te madh apo te vogel, sado i llastuar qe te jete, qe i reziston!
Byrek me spinaq 8
Preshin (4-5 cope), pasi ta pastroni, priteni ne rrathe te holle. Ne nje tigan te thelle hidhni pak gjalpe dhe vereni ne zjarr te mesem. Shtoni preshin dhe kaurdiseni derisa te zbutet mire. Shtojini pak qumesht. Kur qumeshti te jete pire nga preshi, hiqeni tiganin nga zjarri dhe lereni te ftohet.
Byrek me spinaq 7
Ne nje ene te thelle hidhen dy veze, gjize (rrethe 300g, mund ta zevendesoni me te njejten sasi djathi te bardhe te therrmuar) dhe, sipas deshires, edhe nje gote uji kos. Perziejini te gjitha mire me njera - dhe shtojini ne fund preshin e ftohur.
Byrek me spinaq 6
[img]Filloni te mbushni petet. Petet mund te pergatiten vete ose blihen te gatshme. Ne dyqanet e turqve gjeni me siguri pete te gatshme. Mbushja e pergatitur, nje-dy luge gjelle, vendoset ne mes te petes. Me pas peta paloset sic tregohet ne fotot e meposhtme.
]Byrek me spinaq 5
Byrek me spinaq 4
Byrek me spinaq 3
Pasi t'i keni mbushur te gjitha petet, sperkatini me gjalpe dh futini te piqen ne furren e pranxehur, ne temperaturen 220°C.
Byrek me spinaq 1
Kur byreket te kene marre nje ngjyre te arte ne te kuqerremte, hiqini nga furra.

7Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 19/1/2013, 13:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byrek me kungull

Perbersit per petet
500 gr miell
1 kokërr vezë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë kafe me lëng limoni
pak kripë
Ujë të vakët sa të dojë

Mbushja
• 1 kg kungull
• 200 gr djathë i bardhë
• 1 gotë çaji me kos
• 2 kokrra vezë
• majdanoz i grirë
• 2 lugë gjelle gjalpëPërgatitja
Miellin, vezën, vajin e ullirit ,lëngun e limonit dhe ujin e vakët. I hedhim dhe I përziejme të gjitha bashkë në një enë të thellë derisa të përfitojmë një masë të plotë brumi. Brumin e mbështjellim me qese dhe e lemë 1 orë.

Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kungujt lahen qërohen dhe grihen hollë. Te kungulli I grirë shtohet djathi I thërmuar me dorë. Pastaj shtohen vezët, kosi, gjalpi i zbutur majdanozi dhe përzihen mirë të gjitha bashkë. Brumi I përgatitur ndahet në kokrra për sa petë do të behen. Vendoset ne tavolinen e lyer me niseshte dhe hapen petet. Hapim peten e pare dhe vendosim mbushjen ku e bledhim peten ne forme ruloje dhe e shtrojme ne tave(qe do ta pjekim) duke e rrudhosur. Keshtu do te veprojme me te gjitha petet deri sa kane perfunduar. E lyejme byrekun siper me vaj. Byrekut siper mund ta lyeni me te verdhe veze(kjo varet nga ju). Vendosim byrekun ne furre per pjekje. Piqet ne temperaturen 180 grade. Lihet te piqet derisa te skuqet lart. Pritet ne copa me madhesi sipas deshires.
Ju mund edhe ta shtroni byrekun me nje shtrese.
Vendosni gjysmat e peteve, mbushjen dhe pastaj gjysmat e peteve te tjera. E prisni byrekun ne feta para se ta piqni i hidhni vaj siper dhe e fusni ne furre. Po kjo varet gjithmonë nga ju.

8Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 24/1/2013, 07:03

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byrek me gjize dhe qumesht
Byrek me spinaq Byrek1
Përbërësit:
-4 gota uji miell
-5 vezë
-1 filxhan kafeje ujë
-1 luge çaji plot me kripe.
-1 gote ujë
-1 ½ gote niseshte

Perzierja për ta hedhur sipër petave:

200 gr djathe i bardhe ose gjize
50 gr djathe kaçkavall (une i hedh me shume se e kam qejfin kackavallin)
100 gr gjalpe ose margarine bimore
4 vezë
2 gota qumësht
½ tufe majdanoz ose koper

Grini djathrat dhe majdanozin apo kopren ose te dyja holle, shtoni sipër 4 vezet dhe gjizen, 100 gr gjalpe ose margarine te shkrire,dy gotat e qumeshtit dhe lejini ne një vend jo shumë te fresket ne mënyrë qe të mos ngrijne.

Siper malit te miellit , mu ne mes hidhni 4 vezet , shtojini kripe dhe ujë dhe perzijeni mirë brumin. Mbulojeni me një picete te lagur dhe lijeni 15 minuta.Me pas merreni dhe punojeni sërish. Me pas lijeni sërish te mbuluar me pecete.

Mblidheni brumin ne trashesine 3 cm ne formë ruloje, pastaj priteni ne 10 copeza et vogla.
Perzijeni miel me niseshte dhe hidhni dhe pas niseshte mbi vendin ku do hapni brumin.Pastaj hidhni sërish miell me niseshte mbi brume dhe hapni 5 peta pernjehere.
Pastaj brumerat qe i keni ndare me dysh lerini për 1/2 ore poshtë një picete te lagur.Si fillim hapini 5 petat veç e veç duke i hedhur sipër miell me niseshte.Pastaj vijini mbi njera tjetrën duke i hedhur niseshte me miell sipër.
Hapini te 5ta petat ne te njëjtën kohe .
Të njëjtën gjë perseriteni dhe me 5 petat e tjera.Ne një tenxhere te madhe vini 5 lt ujë , 2 luge gjelle kripe , 1 luge gjelle vaj dhe lereni te zihet. Ndërkohë lyeni më pak gjalpe një tepsi.

Ne fillim zjejini petat ne ujin qe valon , pas nja 2 minutash hiqini duke perdorur një kapese metalike te shesht dhe futini ne ujin e fothte. Pastaj prej andej hiqini me dorë dhe vendosini mbinje pecete.
Me pas vini një pete qe nuk është çare mbi tepsine e lyer me gjalpe, duke ja nxjerre anet jashtë tepsise.

Mbi çdo pete hidhni nga perzierja me qumësht qe keni bere , petet qe ngelen vendosini duke i zhubrosur mbi tepsi.
Ne fund fare kthejini anet e nxjerra jashtë tepsise se petes se pare dhe mbulon peten e siperme me to.
Hidhini pak yndyre sipër petave se fundmi.Pastaj vijeni te piqet ne furren e ngrohur me pare , duke e lënë te piqet njërën anë një here dhe duke e kthyer mbrapsht pastaj për te pjekur anën tjetër, nese nuk ju pjek mire nga te dyja anet.

9Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 24/1/2013, 07:04

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byrek me kos dhe vezë.
Materjalet per 4 persona:
1 kg miell i bardhë
½ kg kos
vaj ulliri
kripë, niseshte
30 – 40 gr gjalpe
4 – 5 vezë.

Pergatitja:
Përgatisim në fillim brumin duke përzier miellin me kripën dhe ujin (fillojmë me ½ gote ujë). Pasi të kemi rrahur brumin derisa të bëhet elastik e ndajmë në topa të vogla sa një mandarinë. I lemë të pushojnë duke i mbuluar me një pecetë dhe rrahim vezët, i përziejmë me kosin, vajin dhe pak gjalp dhe i hedhim kripën. Fillojmë të hapim topat e brumit: duke vendosur në fillim pak niseshte poshtë dhe pak sipër dhe i hapim me ndihmën e një okklai derisa peta të bëhet shumë e hollë, gati trasparente. Peta duhet të jetë 2-3 cm më e madhe se tepsia. E lyejmë tespinë me pak vaj dhe shtrojmë sipër petën. Të njëjtën gjë e bëjmë edhe me 4-5 topat e tjerë të brumit. Pasi të kemi shtruar edhe petën e 5 ose të 6 i hedhim gjysmën e kompostos, mund ti hedhim gjithë komposton, por në këtë rast duhet të hapim gjysmën e petave. Pasi të kemi mbaruar mbyllim bordet dhe hedhim vaj dhe pak gjalp mbi sipërfaqen e byrekut. E vendosim tepsinë të piqet në furrë në temperaturën 220°C.

10Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 24/1/2013, 07:04

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Materjalet per 4 persona:
1 kg miell i bardhë
½ kg kos
vaj ulliri
kripë, niseshte
30 – 40 gr gjalpe
4 – 5 vezë.

Pergatitja:
Përgatisim në fillim brumin duke përzier miellin me kripën dhe ujin (fillojmë me ½ gote ujë). Pasi të kemi rrahur brumin derisa të bëhet elastik e ndajmë në topa të vogla sa një mandarinë. I lemë të pushojnë duke i mbuluar me një pecetë dhe rrahim vezët, i përziejmë me kosin, vajin dhe pak gjalp dhe i hedhim kripën. Fillojmë të hapim topat e brumit: duke vendosur në fillim pak niseshte poshtë dhe pak sipër dhe i hapim me ndihmën e një okklai derisa peta të bëhet shumë e hollë, gati trasparente. Peta duhet të jetë 2-3 cm më e madhe se tepsia. E lyejmë tespinë me pak vaj dhe shtrojmë sipër petën. Të njëjtën gjë e bëjmë edhe me 4-5 topat e tjerë të brumit. Pasi të kemi shtruar edhe petën e 5 ose të 6 i hedhim gjysmën e kompostos, mund ti hedhim gjithë komposton, por në këtë rast duhet të hapim gjysmën e petave. Pasi të kemi mbaruar mbyllim bordet dhe hedhim vaj dhe pak gjalp mbi sipërfaqen e byrekut. E vendosim tepsinë të piqet në furrë në temperaturën 220°C.

11Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 24/1/2013, 07:05

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byrek me kos dhe veze





Përgatitja për 6 persona:

● 6 peta katrore të gatshme (mund ta bëni dhe me peta të rrumbullakëta nga të cilat madje mund të përfitoni dhe më shumë copa byreku, megjithëse më të vogla)
● 4 gota kos
● 3 vezë ● kripë

Përgatitja

Mund të përdorni spinaq, djathë,gjizë, spec, patate të ziera me kaçkavall, etj., por edhe pak susam të zi për t’ia hedhur petave sipër.

Në një tas hidhni kosin, vezët, vajin, kripën dhe përzieni mirë. Më pas vendosini petët një nga një dhe me një furçë kuzhine ose dhe me lugë shtrojeni masën me kos që përgatitet pak më parë në petat e byrekut siç duket dhe në foto.

Kur peta të ketë marrë një formë katrore të vogël siç duket dhe në foto, lyejeni më parë me shtresën me kos dhe më pas vini harxhin.

Pasi ta vini harxhin paloseni katrorin përgjysmë dhe pasi ta keni lyer trekëndëshin e sapoformuar me shtresën me kos, hidhini susam të zi sipër (mund t’i hidhni dhe susam në mungesë të susamit të zi).

Më pas vendoseni atë në tepsi dhe veproni kështu deri sa të mbaroni tërë petat.

Kujdes! Zgjidhni një tepsi të madhe, sepse copat e byrekut do fryhen shumë për shkak të kosit dhe vezës!
● një filxhan kafeje vaj

12Byrek me spinaq Empty Re: Byrek me spinaq 24/1/2013, 07:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Byrek me spinaq i Grekeve
Byrek me spinaq Watermark_F3953703jpg_img_308x0
Përbërësit për 12 copë:

1 pako spinaq ngrirë (rreth 450 g) në pjesë të
2 qepë
2-3 karafil hudhër
2 lugë vaj + 5 lugë
750 g tokë viçi
Kripë
Piper
200 g djathë feta
integruar arrëmyshk
1 veze (madhësia M)
3 lugë qumësht
1 pako (250g, 10 fletë) phyllo strudel brumë ose yufka të freskëta (në frigorifer)
2 lugë breadcrumbs
rreth 1 farat e susamit lugë gjelle për spërkatje
Yndyrë për formënPërgatitja e Spanakopita (byrek me spinaq greke hack)
Spinaq
dhe 100 ml ujë, të mbuluar ngrohje rreth ngrohjes mesme për rreth 16
minuta. Atëherë vetëm vlim, nxitje disa herë. Hidh në një sitë dhe
kullimin mirë. Peel dhe pres qepë dhe hudhër. 2 lugë vaj në një tigan,
shkërmoqet në shëndoshë dhe duke e kthyer të mirë skuqur. Shto qepë dhe
hudhër, shkurtimisht të skuqura. Sezon me kripe dhe piper. djathë feta
cubes. sasi Spinaq nën masë rrënjë. Sezoni përsëri me, piper dhe kripë
arrëmyshk. mix Cheese në të butë. pan i vendosur në një raft dhe le të
ftohtë pak. Vezë dhe qumësht së bashku. Fletët e pjesës tjetër brumë për
rreth 10 minuta në temperaturë dhome. Pak të lagur peshqir kuzhinë në
sipërfaqe të punuar përhapur në lidhje me hedhjen e një të thatë. letër
Rajs dhe nën shembullin gjatë gatimit të mbuluar përsëri, kështu që nuk
do të thahet letër orizi. Një formë pranverë (diametër 26 cm) trashë. 5
fletët e brumë vihet një nga një në tokë e pasur, ndërsa të lartë në
rim. Përhapjen secila me 1 / 2 lugë çaji vaj. fund Sasi e vogël me
crumbs dhe japin përzierje-Hack spinaq mbi të. Rigon Eimilch. letër
orizi e mbetura dhe më pas vendin një në çdo shtresë të ri-me 1 / 2 lugë
çaji vaj. Dele overhanging brumë në drejtim të mesme. Sasi e vogël me
farat e susamit. Piqem në furrë (furrë elektrike: 175 ° C / 150 ° C Fan /shënojë gazi 2) Piqem 35-40 minuta në hekurudhor më të ulët. Hequr nga
furrë dhe të koordinojë në një pjatë. Shërbejnë me kos.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons