Forumi Kuq E Zi
Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sofra e nënës

Me një copë bukë në dorë

nëna hyri në dhomë

E fëmijët e leckosur

U ngritën të gjithë në këmbë.

E përqafoi përmallshëm sofrën

ua shtroi fëmijëve të saj të leckosur,

Dhe sofra u mbush plot.

Fëmijët të përlotursytë nga buka si ndanin

si t’ua ndaj bukën nënë e mjera,

si t'ua mbushë stomakun.

Të lodhur, të mërzitur të krusurnga të ftohtit pritnin në errësirë

që një kafshore bukë të hanin.

Me një shpejtësi të madhe

bukën nëna ua ndau,

fëmijët e leckosur shpejt e hanin.

Hani fëmijë të dashur,me mund, e nder do të punoj,

amanetin e babait tuaj

nuk do ta harroj.

E’h sa e mirë është jeta

për ata fëmijë që kanë,

e fëmijëve të varfërkjo jetë nuk u ngjan.

Flora Sfishta, 7/4, Sh.f ''Naim Frashëri”, Podujevë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Adem Jashari

Adem Jashari legjendar
Trim i madh kosovar
Ka dhanë shum per pavarsi,
Ka dhanë vllezer, motra, gru dhe fëmi
Ka dhanë jeten për liri.

Adem Jashari shum ka luftu
Jeten e familjes e ka rreziku
Çka po thot vajza
Besarta Jashari
Shumë për mixhën më ka marrë malli.

Mixha jem thot Besarta shum ka luftu
Tu luftu edhe ka këndu
Aspak trimit nuk ju ka dhimb jeta
Ka luftu per troje te veta.Ne Prekaz kushdo qe shkon,Vorret e Deshmorëve
Te Jasharve i viziton
Krejt Kosoven e nderon.

Alba Makolli dhe Zana Krasniqi

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shqiptarët

Çdo shqiptar e ka një veti
Që kurrë nuk dorëzohen
Pa e parë vendin e tyre
Duke u gëzuar në liri.

Armiku nuk guxon
Të hyj në trojet shqiptare,
Sepse ata i përzënë
Me zemër bujare.

Ai flamur që valëvitet
Me gjithë atë krenari,
Është i tëri flamuri
KUQ E ZI.

Mbledhur të gjithë
E vetëm një dëshirë,Me një zë të keqes

Ti themi LAMTUMIRË.

Dhurata I. Tahiraj, Sh.f. "Lidhja e Prizerenit" Deçan

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kosova

Me shekuj e pritëm,
Dhe vite me radhë,
Të vijë pavarësia.
Ohhh sa gëzim i madh.

Shumë dëshmorë dhanë jetën
Me armiq luftuan,
Për liri të Kosovës,
Të gjithë u flijuan.

Pavarësia erdhi
Të gjithë e festojmë,
Dëshmorët nga qielli
Të gëzuar shikojnë.

Mirana Mirena KL 8/1
Sh.F. “Fazli Grajqevci”, Hade

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Hënëz e re




Viti i ri
Fe nuk dallon.
Ai të gjithëve Gone
Fat ju dhuron.

Kur dielli perëndon
Për gjysmën e planetit
Për gjysmën tjetër lind
Dy emra i ka trupi i jetës.

Natyra natën
Me errësirë e rrit
Ti si hënëz mbi male
Me buzëqeshje e ndrit!Gone e bukur
Hënëz e re
Së bashku me yje
Ndriçona tonin atdhe!

Nga Hysen H. Ymeri

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dëshmorit Haki Povataj

Ishe yll ndriçues
Që çdokë e doje,
Që luftove për ne
luftove për shpirtin tonë.

Ishte ditë e keqe
Ditë e mallkuar
nuk e pamë as trupin tënd
që ta kishin masakruar.

Ishe ti ai që luftove
Për të ardhmen e të tjerëve
Për shkollën tënde të dashur
Që ne sot e gëzojmë.

Peng të morën ty nga shkolla jote
Që shumë kohë luftove për të
Që ishe i pari i një shkolle
dhe rinia të shkojë me të.

Edhe Hëna s’bënte dritë kur të pa ty çka të bënin
edhe qielli u ndal
se ishe ti ai që të besonim.

Ishe një njeri yll
o Haki Povataj
që luftove për ne
që ne të kemi më shumë gëzim.

Dhe kështu shkuan vitet
Por ne nuk të harruam ty
sepse ishe njeri engjëll
këtë gjithë bota e di.Fatjana Fazli Povataj, kl.VI -1 Sh.f “BajramCurri”, Strellc i Epërm.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pranvera


Erdhi pranvera
Me zogj e me lule
Fëmijët gëzohen në oborret e tyre

Fëmijët kënaqen
E zogjtë po cicërojnë
Edhe në Kosovë erdhi
Pranvera jonë.

Armend Graiqevci, shk.f. “Fazli Graiçevci”, Hade

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Natyra


Sa e bukur është natyra
Kur zogjtë cicërojnë,
Kur prej fontanës derdhet uji,
Kur bariu i bie fyellit.

Sa aromë të mirë ka
Kur qelin lulet e pranverës,
Sa e bukur duket natyra
Në pamjen e verës.

Kur çelin pemët:
Mollë, dardhë, kajsi e qershi
Fëmijët të lumtur Shkojnë dhe i hanë me kënaqësi.

Edhe piktorët me bllok në dorë
Shkojnë dhe natyrën e vizatojnëDhe në ekspozitë i marrin vizatimet
I vëjnë në mur dhe ne i shikojmë.

Por nuk më duket e bukur
Natyra nga vizatimet,
Nuk më duket interesant
Pa e parë me sy atë.

Teuta Doqi, kl V5, SH.F. “Elena Gjika”, Prishtinë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Libri im


Libri mua më mëson
Dhe më tregon
shumë gjëra që s’i di
libri për mua
është dituri.

prandaj duhet të mësosh
dhe të lexosh
dhe në fund të mos gabosh.

Mësuesja ime

Unë mësuesen shumë e dua
se ajo është prindi i dytë për mua
mësuesja mua më mëson
për të mirat ajo tregon
dhe shumë sende që unë s’i di.Arbër Mirena, kl. 5. Sh.f “Fazli Grajqevci”, Hade

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pranvera


Pranvera

Ty të pres
me gëzim,
me mallëngjim,
me lumturi.

U gëzova,
u lumturova,
dhe lule unë
mblodha.

Zogjtë cicërojnë,
dallëndyshet fluturojnë,fluturat vallëzojnë,
e lulet lulëzojnë.

Nëpër fusha vrapoj,
nëpër ara nxitoj,më duket tamam
sikur fluturoj.

Dea Haliti, Kl. IV/4, SH.F. “Ismail Qemali”, Prishtinë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kushtuar dëshmorëve


U venit çdo fjalë e çdo krismë e pushkës, mbeti
vetëm mortja e vdekjes, e cila kaploi vendin. Bëra zemrën gur dhe me
mallin më të madh, për ju të shkruaj. Dita kur filloi Kosova ime e
dashur të përjetojë tmerrin, ishte ditë me shi, atëherë s'dija të
derdhja lot, andaj qielli qau për mua.

Acar, dëborë në mua mbretëroi, ndonëse ishte kohë vere. Nuk e di, por
shpesh më merr malli t’ua dëgjoj zërin, ta di ç'zë kishit, t'ua shikoj
buzëqeshjen tuaj, por kot ! Jeta qenka i vetmi libër që s'mund t'ia
kthesh fletët mbrapa. Na latë në vetmi, po unë s'dua të jam robëreshë e
vetmisë, prandaj dhe këndoj këngën e trimërisë që ju e këndonit në
male, ngase më thonë që kënga ime i përngjan tuajës.

Sa keq!... Mua s'më kujtohet asgjë, andaj qaj për ditët e lumtura që u venitën
në harresë dhe kur ju lavdërojnë për sakrificën e dhënë. Vërtet më bën krenare që na e latë pas veprën tuaj të mirë. Me këtë vepër
krenohem, ndjehem më e fortë, andaj askush s'më nget, s'më ulë poshtë.
Por lotin e kemi shok në çdo ditë të rëndësishme.

Është mirë të vijmë në këtë jetë duke qarë dhe të tjerët të qeshin, e
pastaj ne të vdesim duke qeshur dhe t'i lëmë të tjerët të qajnë për ne.
Kjo është filozofia dhe realiteti bashkë. Qajmë për njerëzit e pastër,
për engjëjt që fluturuan në amshim. Ngadalë e kuptova që në këtë jetë
jemi të ftuar për një kohë të shkurtër dhe ikim me trenin e
pakthyeshmërisë.

Këtij treni i takuat edhe ju të dashur dëshmorë, por edhe unë do të
jam udhëtare e këtij rrugëtimi, si të gjithë të tjerët. Do të doja të
shihja shumë buzëqeshje që një baba i jep të bijës së tij. Por mos u
brengos! Këtë letër do ta mbaj në duar dhe do të takohemi atje në
përjetësi, në parajsë ku zë vend që shumë kohë më parë!....

Mirlinda Selmani. Nx. e kl. VIII-2, Sh.f. “Hamit Sejdiu”, Kërpimeh

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pavarësia

Mes të gjitha torturave,
Që u bënë në Kosovë,
Erdhi Pavarësia,
Si një Diell që rrezon.

Ajo ditë e bekuar,
Erdhi më 17 Shkurt,
Dhe i gëzoi të gjithë
Shqiptarët në botë.

Pavarësinë e shpallëm
Në vitin 2008,
Dhe kurrë atë vit
Nuk do ta harrojmë lehtë.
E festojmë,
Që me gëzim e lumturiJetën ta qojmë.

Pavarësinë të gjithë
E festojmë,
Që me gëzim e lumturi
Jetën ta qojmë.


Nga Besa Osmani

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Magjistari
O magjistar,
Do të vish te unë?
Përse moj bijë?
Se të dua unë.

Dua një kukull sylaroshe
Që ta ketë emrin bukuroshe.Po moj bijë, do ta sjell
Që të kënaqesh ti në liri.

Nga Lorita Kuqi

Mami im

Mamin e dua
se kujdeset për mua,
Mamin e respektoj
Të mirat s'do t'ia harroj

Mamin duhet ta respektosh

Gjithë të mirat në jetë
t'ia sjellësh dhe ta gëzosh.

Arbër Mirena, kl. 5, Sh.f, “Fazli Grajçevci”

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dëshiroj



Dëshiroj të bëhem yll,
natën të ndriçoj.
Dëshiroj të bëhem zog,
cicërima të dhuroj.

Dëshiroj pranverë të ketë,
qielli mbushur me shkëlqim.
Dëshiroj lule me ngjyra-ngjyra,
për njerëzit e vendit tim!

Erblin Hoxha, kl.V2 sh.f "Dëshmorët e Kombit", Guncat, Malishevë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dëshmorët e Skënderajt


Lot kemi për ata
qe s'janë këtu
që thërrasin liri
ta këndojmë këngën
urime pavarësi.

Lot për ata
qe dhanë shpirtin për liri
dëshmorët e Skënderajt
me flamur kuq e zi.

Blerona Shala, Kl. 6, sh.f 'Fazli Grajqevci', Hade

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mos mendo keq për asnjë njeri


Mos mendo keq

Për asnjë njeri

Sepse mund të pësosh edhe ti.

Mendo mirë

Për çdo njeri

Dhe askujt

Mos ia ke lakmi.Rita Preniqi Kl. VIII. Palaj

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Rrezet e diellit

Nga qielli lart

Bien rrezet si shkëlqim

Na ngrohim shpirtin

Na sjellin gëzim.

Të gjithë fëmijët gëzohen

Sepse pushimet po afrohen

Në plazh të gjithë do të shkojmë

Të kënaqemi dhe të këndojmë.

Gresa Berisha Kl. V/4, Prishtinë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kosova


Oj, Kosova jonë e lirë

O, shteti ynë më i mirë.

Ti me gjithë bukuritë

Më magjeps dhe më rrit.

Sa pushtuesit u munduan

Ta zënë fushën, ta zënë malin.

Por gjithnjë ata harruan

Se ke trimat, që zot të dalin.

Jam në hapat e rinisë
Jam shkollare e shkëlqyer.Çdo vullnet për ty e nis

Që të dalësh sa më e mirë.

Laurë Gashi

Sh.M.U. “Sami Frashëri”, Osdrin

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Macja ime

Kam një mace është laroshe,

Është përtace mustaqoshe.

Sillet, endet e bërtet,

Pastaj fle në vend të vet.

Macja ime më e mira,

Macja ime me dy ngjyra.

Ajo shndrit nga pastërtia,

Dhe shkëlqen nga bukuria.

Asdren Gashi, kl.V/1
Sh.F. “Dëshmorët e Kombit”Guncat, Malishevë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nëna ime

Të dua, shumë të dua,

Ty moj nëna ime.

Edhe Ti më do mua,

Dhe më sjell gëzime.

Nëna mua më rriti,

dhe më edukoi.

Unë atë e dua,

Shumë e përqafoj.

Marslindë Zabelaj, kl. V1

Sh.F. “Dëshmorët e Kombit”,

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shkolla ime


Shkollën time shumë e dua,

Më jep dije mua,

Ajo mua më mëson,

Për të ardhmen si të punoj.

Shkollën time nuk e harroj,

Po edhe mësuesen do ta nderoj,

Prindërit, shokët e shoqet,

Gjithmonë do t’i respektoj.

Elsa Gecaj, Kl. III-4
Shkolla 9-vjeçare “Ahmet Delia”, Skënderaj

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Çamëria


Ku më mbete oj Çamëria ime,

Që më rri sikur jetime.

Pse po strukesh ashtu në toka të huaja,

dil dhe thuaj unë nuk jam e huaj.

Pse nuk thërret një herë me zë të fortë:

O nënë Shqipëri eja më merr.

Loti yt o Çamëri që më rri gjithmonë në sy,

do vijë dita unë shpresoj rrezja e hënës të diellojë.

Në çdo kënd të Shqipërisë sime,Askund nuk gjeta si ty Çamëria ime.

Uroj që nënë Shqipnia bijën Çamëri ta përqafojë,
Bashkë me Kosovë familjen ta bashkojë.

Vesa Ademi, kl.7, sh.f “Andon Zako

Çajupi”, Bardhosh

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një Qershori


Një Qershori

Është dita jonë

Luajmë e qeshim

Dhe këndojmë.

Ne fëmijët

Jemi të gëzuar

Një Qershorin

Për ta festuar.
Fatnisë Hoxha, kl.V2

Sh.F. “Dëshmorët e Kombit”

Guncat, Malishevë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nënës sime

Nënën time,

unë e dua,

Për kujdesin

që ka për mua,

Ndarjen me të

nuk e duroj,

As atëherë,

kur në shkollë shkoj.
Art Osmani, kl.II/5, Sh.f “Zenel Hajdini”, Prishtinë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Legjenda e Kosovës


Në fshatin Prekaz

Më 28 nëntor

Të shekullit të kaluar

Prindërit Jashari

Zoti i ka bekuar.

Baca Shaban priste

me padurim se

në shtëpinë e tijka lindur një trim.

E mori në duar,
dhe e përqafoi

me emrin ADEM

atë e pagëzoi.

E mbajtsh me shëndet

ti o biri im se

Zoti të ka bekuar

që të bëhesh trim.Profeti ADEM

i priu njerëzimit

e ADEM JASHARI
i priu çlirimit.

Sa të ketë shqiptarë

në tokë duke jetuar

LEGJENDA E KOSOVËS

S’ka për t’u harruar.

Mirana Mirena Kl. 8/1

Sh.F. “Fazli Grajqevci”, Hade

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ç’ke harruar moj Valbonë?


Sot, kur shkonim për në shkollë,
Pse u ktheve si veri?
Ç’ke harruar moj Valbonë?
Ç’ke harruar në shtëpi?

Mos vallë stilolapsin,
Mos vallë bojrat në kuti?
Ç’ke harruar, moj Valbonë,
që u ktheve si veri?

Thotë Valbona e gëzuar:
-Asnjë gjë s’kisha harruar.
Po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e përqafova.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
T’ia blejmë botës një ombrellë



Nuk ka pse të kursejmë fjalë,
Për këtë botë në shikim të parë,
Ia shtriu dorën hallemadhit,
Të varfrit, të sëmurit, nevojtarit…
Duke u dhënë ndihmë e këshilla,
Prandaj themi se është më e mira.
Do t’ia blejmë një ombrellë,
Që ta ruajmë nga kohë e nderë,
Mos ta prek as gisht i vogël,
Këtë planet sa një gogël.

Ku do gjej tashmë një emër?
Që ta them me gjithë zemër!
Por një gjë e di kaherë -
Një ombrellë duhet blerë,
Që ta mbrojmë nga sulme bishash,
Nga drejtime të shumta gishtash,
E ta ruajmë me xhelozi,Na ndihmoi mua dhe ty.
Prandaj duhet shumë kujdes
Mos t’na futet askush në mes!
T’na e prish neve qetësinë,
Të na e tkurr edhe lirinë,
Se përndryshe mund të ndodh,
Lumturia t’na thyhet në dorë.

Mik, po deshe më jep një këshillë
Më thuaj a ka rrugë më të mirë?
Si ta bëjmë një mrekulli?
Që na gëzon mua dhe ty!
Ta mbulojmë planetin mbarë
Me fjalë të ëmbla-margaritar.
E kam bindjen se ia vlen
Gjithmonë qetë botën ta kem,
Prandaj vrap e të bëjmë një nderë,
T’ia blejmë botës një ombrellë!Xheladin MJEKU, Prishtinë

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gjyshes


Kur hëna i lëshon

rrezet e saj një ndjenjë

të mirë përpos nënës

ajo ma dërgon.

Një puthje të vetme

Kur unë asaj ia dhuroj, ajo shumë vjet

jetë m’i krijon.

Flokët e thinjura si dëborë,ballin si hënë,

kur ajo më shikon butësisht
ma bën zemrën mal.

Oj gjyshe e dashur

me zemër e shpirt të butë

kur jam afër teje

askund nuk ndihem më mirë.

Zoti ju bekoftë

jeta e gëzimi t’u shtoftë,pata fat që të kam,

jetën time ma lumturon

dhe dashurin ndaj të gjithëve

ti mua ma shton.

Vesa Agron Ademi

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mbretëreshë pa fron


E bukur si hirushë

Me rruaza në gushë,

Me fjongo në kokë

Më e bukura mbi tokë.

Miqtë në përgjithësi

Bukurisë s’i vënë kufi,

Mbretëreshë më thonë

Edhe pa pasur fron.
Vërtet si mbretëreshëQë fati më buzë,

Me zemër më thonë

Të dashurit e miqësisë sonë.

Fahrije Pallqa, Rahovec

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Shqiponja


Hape krahët, fluturove
thellë nëpër kaltërsi

Udhëtove, udhëtove,
çerdhen ku do ta bësh ti?

Ty asgjë s’ta mbushka syrin?
As kjo pemë? As ky gur?

Më në fund, moj trimëreshë
bëre çerdhe në flamur.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons