Forumi Kuq E Zi
BUQETE POEZISH – ” DASHURI FEMERORE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
BUQETE POEZISH – ” DASHURI FEMERORE Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
BUQETE POEZISH – ” DASHURI FEMERORE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
BUQETE POEZISH – ” DASHURI FEMERORE Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
BUQETE POEZISH – ” DASHURI FEMERORE”
Nga: Rina Mytkolli

Rina Mytkolli

NËNËS SIME
Si të ta çlodh ballin,
rrudhat të t’i fshij?
Më ngjajnë si rrugë muzgjesh
që nisin me vetmi.
Vështrimet pikturuar
me qiej ngjyrë agimi,
lotët nëpër faqe
si rrëkezë burimi.
Diell i bardhë gjoksi yt
shpirtin zgjon e dritë sjell.
Kur qesh ti nënë, e bardha Nënë
blerimin shton e lulet çel!!
GJITHCKA U BE ASGJE
Ja dielli ciflohet e thyhet
me mijera therrime perhap.
Si valle i shkau nga dora,
c’pati hapesire e pamate?!

Rreth meje nuk ka me ajer,
e bota si mellani nxin.
Pa ty, gjithcka u be asgje…
U zbraz gjithkund ky shpirti im.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
STRUKEM…

Kercet bresheri permbi xhama
si i dehuri qelqet kris.
Te zhubrosura flete, era ndan
si letra pa mbishkrim.


Tej fushave ngjyrendryshku
te percelluara si nden sac.
Nje sterg i fundit fluturoi
si lajmi me telegraf.


Serishmi hap televizori
e simfonine e vjeshtes shfaq.
Si nje statuje mermeri hesht Vivaldi
dhe une brengosur serish jam.
Shurdhuar mbetur telefoni
nuk ke arsye, une e di.
Mes dege pemesh griset hena,
si mjelme strukem vetem n’ shi.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
KU JE TI?

Ku je ti, mall i mallit?
Kryqezuar ne lutje
te pres.
Ku je ti, brenge e pasosur?
Te mbeshtes koken,
te fle.

Ku je ti, shprese e perendishme
te me ndezesh zjarr.
Ku je ti, enderr e magjishme,
Te mos vdes pa te pare!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
NJE DITE E PARE

Nuk di pse vjeshta kurthe me ka ngritur,
s’rreh pulsi e jeta u shua.
Ne shtratin e akullt larg teje,
pa pra zgjat nata per mua.


Do te vije papritur e nesermja
per gjithe ata qe fjeten gjate…
Do te vije serish dhe agu e shpresa,
nje bote plot diell, nje dit’ e pare!!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Mbas shiut

***
Te te harroj s’di.
Mos me meso, s’mundem…

**
Mulliri i kohes ndjenja bluan
Vetem e jona s’gatuhet.

***

Ka buze tulin e henes
dhe sy qiellin e thelle.
Ka flatra dy ylbere,
ne te dy, shi e diell.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
TE PREKA…
********

Te preka butesisht
si fllad’ i embel
gjinjt’ e detit puth.

Te preka marrezisht
si cmendurisht pasioni
di te preke…
Te preka dhembshurisht
si ankimi oret e pabjerra
pret.
Te preka dashurisht
qiellin e virgjer te shpirtit
dhe klitha mes rrezeve-
vetetime !!

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pa suaze
********
Ne lindem parajsen
pa bere dashuri.
Dhe engjej gjeten qiell
thell’ syve te tu-
pa mjegull, bore edhe stuhi
Se diell shkrepem
ne ato kaltersi…

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jeni yjet ne qiellit tim te erret

asnjeren s'munda ta bej dot hene nen vello

Prandaj nuseron sonte vec kjo nate

nje enderr me kreher kujtimesh krehur

Ah ju dashurite e mia

fytyra mashkullore gdhendur ne pasione

piktura te fjetura ne korniza flet vetmia

muzeum i trishte ku heshtja eshte cicerone

Une jam ajo qe pres ne stacionin e zemres

veshtroj gjithmone me te njejten shpreseshina jane sy mashkullore pafund ndjedhes

Treni shpirti im nje pritje qe gjithmone do prese

Mos me pyesni se sa puthje kam shijuar

di vetem se cdo puthje ka qene nje bekim

Djall kam fjetur dhe engjell jam zgjuar

edhe nese fluturimet i kam djegur ne nje perqafim

Ju jeni rrekete qe bete lumin tim te rrjedhe

edhe pse shpeshhere jo kthjellet po turbulluar

perla qe do tu ruaj ne detin tim te thelle

edhe atehere kur vdekja trupin t'ma kete kafshuarFletet me te bukura te ditarit tim te palexuar

shkruar me qerpiket gervishtes te fjales dashuri

histori nga te cilat kam jetuar duke u mrekulluar

Prandaj ju jeni muzat e une thjesht nje poezi!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons