Spektakli i radhës më 20 maj, eklipsi i diellit në Azi...
Të dielën, në datën 20 maj qielli do të ofroj një tjetër spektakël të jashtëzakonshëm, një eklips dielli. Ndryshe nga eklipsi total kur Hëna plotësisht errëson Diellin, në këtë rast mbulimi është i pjesshëm, për shkak se Hëna është e vendosur në anën e largët në orbitën rreth Tokës.
Pra, figura e tij do të duket më e vogël në qiell, duke u fshehur vetëm 88 për qind e diskut diellor. Efekti, megjithatë, është jashtëzakonisht mbresëlënës. Në Azi, Japoni dhe Amerikën e Veriut, mijëra njerëz janë tashmë në tension për të marrë pjesë dhe fotografuar ngjarjen. Eklipsi tjetër i dukshëm do të ndodh në vitin 2020. Por tashmë eklipsi i së dielës do të mund të shihet me anë të mjeteve të komunikimit në masë. Për të vëzhguar ngjarjen nga telefoni juaj, ose nga kompjuteri juaj mjafton vetëm të lidheni me faqet të cilat transmetojnë live. Shfaqja do të fillojë nga ora 21.30 dhe pjesa më e bukur e eklipsit do të duket në Japoni. Nga sajti Slooh ju mund të shihni të gjithë veprimtarinë, por edhe nga teleskopët në Kaliforni, Arizona dhe Meksiko.