Eklipsi hënor, një spektakël i rrallë për shikuesit
Një hije e errët e tokës do të shfaqet duke i marrë një pjesë të hënës së plotë, gjatë një eklispi hënor ditën e hënë.
Eklipsi hënor ndodh kur hëna e plotë, Toka dhe Dielli janë të pozicionuara në të njëjtën linjë dhe në këtë mënyrë hëna do të kalojë përmes hijes së tokës.
Mark Hammergren astronom në Çikago shpreh se, kjo pamje është diçka shumë e bukur për t’u parë. Të jep ndjesinë e një pamje 3-D të hapsirës, gjë që nuk e hasim zakonisht.
Termi “Hënë e plotë” është përdorur për herë të parë në vitin 1979, me të cilin shpesh përshkruhet kur hëna merr formë të plotë. Kjo dukuri shfaqet zakonisht një herë në vit.
Ne nuk mund të arrijmë të shohim gjithnjë një eklips hënor sepse satelitet tona ndjekin orbitat e pjerrëta që lëvizin përreth tokës, thotë Mark Hammergren
Ky pozicion pjerrët i orbitave do të thotë që eklipsi mund të jetë i plotë ose i pjesshmëm, kjo varet se sa shumë do të mund të fshihet disku hënor në hijën e tokës. Kjo dukuri shfaqet zakonisht një herë në vit.
Ditën e hënë eklipsi hënor i pjeshëm do të jetë i dukshëm në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, në Australi, në pjesën lindore të Azisë dhe përreth Oqeanit Atlantik gjatë orëve të para të mëngjesit përpara se të lind dielli.
Eklipsi do të zgjasë për më shumë se dy orë dhe do të arrijë kulmin e formimit rreth orës 4.00 të mëngjesit, kur një e treta e hënës do të mbulohet nga hija e tokës.