Aparati kozmik kinez “Chang’e-2″ fluturoi pranë asteroidit gjigand Tautatis dhe fotografoi sipërfaqen e tij. Aparati kozmik iu afrua asteroidit në një distancë prej 3.2 km, transmeton ZR njoftimin e agjencisë Xinhua.
Asteroidi në fjalë ka një diametër prej 5,4 km, ndërsa periudha kohore e rrotullimit të tij rreth Diellit është 4 vjet. Tautatis i afrohet shpesh herë Tokës dhe konsiderohet si shumë i rrezikshëm.
“Chang’e-2″ u bë sonda e parë që fluturon kaq afër asteroidit. Duke marrë shkas nga kjo Kina deklaroi se zotëron teknologji dhe anije kozmike të afta për fluturime ndërplanetare.