Ushtari amerikan i akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë ishte plagosur dy herë gjatë detyrës së tij në Irak dhe kishte shprehur mosaprovimin për dërgimin përsëri në detyrë në Afganistan, deklaroi një avokat që e përfaqëson.
John Henry Browne informoi se ushtari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, kishte shërbyer në tre misione të mëparshme në Irak. Një ditë përpara se të largohej nga baza dhe të hapte zjarr mbi një turmë civilësh pranë qytetit të Kandaharit, këmbësori ishte i dëshmoi në një incident, në të cilin një shoku i tij humbi një këmbë pasi shkeli një minë.
Ditën e enjte, u informua se ushtari u transportua në një bazë jashtë Afganistanit. Incidenti në të cilin ai u përfshi ngjalli një reagim të ashpër të talebanëve, që premtuan hakmarrje. Protesta spontane kanë ndodhur në të gjithë vendin, ndërsa presidenti Hamid Karzai kërkoi largimin e të gjithë trupave të NATO-s nga zonat rurale të vendit.
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i kërkoi popullit afgan një falje publike për ngjarjen e trishtë. Burimet ushtarake kanë bërë të ditur se ushtari vrasës do të përballet me një gjyq ushtarak dhe se ai rrezikon dënimin me vdekje.
Rrëzohet helikopteri, vdesin tetë ushtarë turq
Ditën e premte, tetë ushtarë turq mbetën të vrarë, kur helikopteri i tyre pësoi një avari dhe u përplas me një shtëpi në afërsi të kryeqytetit Kabul, duke vrarë gjithashtu edhe dy civilë.
Ndonëse fillimisht u besua se helikopteri mund të ishte qëlluar nga telebanët, burimet ushtarake e përjashtuan këtë mundësi, duke thënë se përpara se të përplasej, pilotët e helikopterit kishin informuar se po përballeshin me një defekt.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi talebanët informuan për ndërprerjen e bisedimeve me amerikanët për hapjen e një zyre përfaqësimi në një vend asnjëanëse, me argumentin se pala tjetër nuk ishte me të vërtetë e interesuar në bisedime të qënësishme.
TCH