Ka marrë përmasa të mëdha dhe shqetësuese për mediat dhe politikën e vendeve fqinje, ideja e krijimit të Shqipërisë së Madhe!
Analisti gjeopolitik për unionin e Euroazisë, Alexandre Latsa, në një artikull të botuar sot argumenton se krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është një plan i fshehtë amerikan, që kërkon të dëmtojë interesat e Serbisë dhe Rusisë dhe gjithë botës ortodokse në përgjithësi.
Latsa argumenton se SHBA mori avantazhin e momentit të dobësisë së Rusisë për të sulmuar Serbinë dhe thekson se sa këto dy vende vijnë më afër përsëri.
Ndër të tjera artikulli thekson se krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, i vë zjarrin Ballkanit, një zjarr që do të sjellë dobësimin e Evropës dhe destabilizimin e vendeve me popullsi ortodokse si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia.
“Kryqëzata kundër botës komuniste u shndërrua në një kryqëzatë kundër botës ortodokse”, referon ai në mënyrë karakteristike në artikullin e tij.
Alexandre Latsa është francez, por jeton dhe punon si konsulent në Moskë.
Duhet theksuar se si në Serbi po ashtu dhe në Greqi, mediat kohët e fundit çdo ditë, i referohen këtij “problemi” siç e konsiderojnë ata, me një sërë artikuj të ndryshëm dhe theksojnë frikën dhe rreziqet që u kanosen atyre në rast të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Jo pak herë Amerika është kritikuar ashpër nga qarqe të ndryshme politike nga Serbia si dhe nga Greqia, që e konsiderojnë si planë të Amerikës krijimin e Shqipërisë së Madhe.