Reagon Turqia pas njoftimit të Athinës se do të avancoj në shpallje të njëanshme të kufirit të saj detar.
“Turqia po ndjek me vëmendje shumë të madhe, çdo tentativë të Greqisë për shpallje të një anshme të kufirit të saj detar. Si dhe të vendeve të tjera për shtrirje të mëtejshme të Zonës Ekskluzive Ekonomike Ujore, për të kryer kërkime nënujor për hidrokarbure. Çdo shtet ka të drejtën ta deklaroj këtë në OKB. Por në këtë rast, Turqia do të njoftoi edhe ajo Zonës Ekskluzive Ekonomike Ujore –pra kufijtë detar- e cila do të përshijë të gjitha zonat që përfshihen në të drejtat tona”, deklaroi për gazetën “Zaman”, Fetoulach Gyleni.
Fetoulach Gyleni, është një njerëzit më të fuqishëm në Turqi, me kompani gjigande që kooperojnë në fushën e energjisë. Padyshim që deklarata e Gyleni konsiderohen si deklarata të drejtpërdrejta të qeverisë Erdogan.
Madje, në deklaratën e tij Fetoulach Gyleni, shkon dhe një hap më tej duke kërcënuar hapur me “incident të zjarrtë” në rast se Greqia avancon në shpallje të njëanshme dhe i kundërvihet Turqisë, duke deklaruar: “Pavarësisht se jemi shumë të zënë me Sirinë, do të reagojmë menjëherë dhe rrufe. Këto janë përshtypjet e grekëve. Do të shohim se ç’do të ndodh në realitet”.