Një studim i fundit i kryer mbi 30 adoleshentë, ka dalë në përfundimin se përtypja e vazhdueshmme e çamçakëzit, sjell dhimbje koke. Reduktimi në masë i çamçakëzit, ka dhënë rezultate mjaft të mira tek një pjesë e madhe e tyre, ndërsa tek pjesa e mbetur, dhimja ishte reduktuar.
Studimi izraelit përçon mesazhin se përtypja në mënyrë të vazhdueshme e çamçakëzit, mund të shkaktojë dhimbje koke në mënyrë kronike. Një studim i Universitetit të Tel Aviv, ka arritur në këtë përfundim pas studimit të bazuar në një grup adoleshentësh, të cilët përdornin rregullisht çamçakëz.
30 adoleshentëve, që të gjithë të prekur nga migrena, i'u kërkua që të shmangnin përtypjen e çamçakëzave për një muaj, dhe ju ndaluan ilaçet për dhimbjen e kokës. 19 prej tyre, pas eksperimentit thanë se dhimbja e kokës ishte zhdukur plotësisht, ndërsa për shtatë të tjerë, këto simptoma ishin reduktuar në mënyrë të ndjeshme.