Torta gjigande me rastin e 100-vjetorit tashmë është realitet. Puna për “Tortën e Pavarësisë” ka ditë që ka nisur dhe u finalizua sot, më 28 Nëntor, e vendosur para Teatrit Kombëtar.
Pamja e saj është e mrekullueshme dhe në qendër ka simbolin kuqezi.
Ppër përgatitjen e kësaj torte janë angazhuar shumë persona, ndërsa çdo ditë u përgatitën rreth 1200 pandispanja.
Po kështu, bëhet me dije se për përgatitjen e saj u nevojitën 2379 kg miell, 38064 kokrra vezë, rreth 1770 kg sheqer, 20 kg vanilje, 500 kg shegë.
Torta është e përbërë nga disa shtresa, shtresa e parë fillon me pandispanjën dhe është lagur me sherbet, me shijen e rrushit, më pas vjen kremi i pastiçerisë, sërish pandispanjë me shurupi rrushi dhe është mbuluar me krem pastiçerie, me glase dhe me shegë.
Torta është e gjatë 7 kilometra dhe do të ndahet në më shumë se 120 mijë racione.
Ajo ka kushtuar 130 milion lekë.