Posteri promovues për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë përmban në vete energjinë, qëndresën dhe dinamikën rinore të kombit, atmosferën festive, elementin etnografik, elementin e flakadanit të lirisë në shenje kujtimi për brezat që dhanë kontributin e tyre në kohë, elementin e optimizmit dhe ardhmërisë së ndritur të kombit
Dizajneri nga Theranda Refki Gollopeni nderohet me çmimin e parë për posterin promovues të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në konkursin e shpallur nga Galeria Kombëtare e arteve në Tiranë, juria profesionale ka zgjedhe 3 punimet më të mira dhe pastaj i janë propozuar komisionit për kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe Këshillit të ministrave të cilët vendosën që të tre posterët të përdorën në raste të veçanta.
Më 1 qershor Gollopeni mori konfirmimin zyrtar nga juria dhe Galeria Kombëtare e arteve në Tiranë se posteri promovues i dizajnuar nga ai është vlerësuar me çmimin e parë. Posteri promovues për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë përmban në vete energjinë, qëndresën dhe dinamikën rinore të kombit, atmosferën festive, elementin etnografik, elementin e flakadanit të lirisë në shenje kujtimi për brezat që dhanë kontributin e tyre në kohë, elementin e optimizmit dhe ardhmërisë së ndritur të kombit.
Valvitjet e ngjyrës së kuqe krijojnë atmosferën festive duke asocuar në valëvitjen e flamujve në qytet.
Elementi i shqiponjës tregon karakterin e krenarisë kombëtare njëherësh asocon në figurën e një të riu duke festuar dhe duke mbajtur mbi supe krah hapur flamurin kombëtar. Sipërfaqja e bardhë asocon në flakadanin e lirisë dhe në tërësi pllakati ka një harmoni kompozicionale dhe harmoni të ngjyrave të cilat janë artikuluar dhe familjarizuar shumë mirë me logon e kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë. Posteri është i thjeshtë i bukur me porosi të qartë për publikun një ashtu edhe shumë praktik për tu realizuar në shtyp në dimensione të vogla dhe të mëdha.
Refki Gollopeni ka punuar ilustrime librash dhe përgatitje teknike të broshurave, revistave, Heraldikë, freska, mozaik, piktura, skulptura, dizajne reklamuese etj.
Ka realizuar Projektin ideor përmendorja e viktimave të Luftës në Therandë-Suharekë, dizajnimi i Amblemës së Kuvendit të Komunës së Therandës-Suharekës, dhe plot logo të tjera. Ka hapur dhjetër ekspozita në Kosovë, Shqipëri, Liechtenstein, Zvicër, Gjermani, Francë, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Slloveni e Kanada.