Forumi Kuq E Zi
Skandal dhe turp: CEZ ka vjedhur shqiptarët duke manipuluar matësit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Skandal dhe turp: CEZ ka vjedhur shqiptarët duke manipuluar matësit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Skandal dhe turp: CEZ ka vjedhur shqiptarët duke manipuluar matësit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Skandal dhe turp: CEZ ka vjedhur shqiptarët duke manipuluar matësit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Skandal dhe turp: CEZ ka vjedhur shqiptarët duke manipuluar matësit Cez-shperndarje-noa.al_
Ndërsa kompania çeke CEZ Shpërndarje po përgatit largimin nga Shqipëria, Prokuroria e Republikës po heton mbi një çështje që bën fjalë për vjedhje dhe abuzime në shifra marramendëse në dëm të konsumatorëve shqiptarë. Skandali i turpshëm i një kompanie që paditet si hajdute nga vetë panënës i saj, ka ardhur përmes kolaudimit në mënyrë të qëllimshme të matësve nga CEZ, me qëllim për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Dhe nëse dosja e Prokurorisë shkon në gjykatë ku mbetet të presim nëse gjyqtarët apo dhe prokurorët nuk do e mbyllin dhe këtë dosje si shumë të tjera, kjo kompani duhet para se të largohet kështu qetësisht e vjedhurazi siç po planifikon, më parë të dëmshpërblejë qytetarët dhe pse jo, të marrë me vete njollën e turpit të hajdutërisë në masë.

Shkak është bërë një kallëzim penal nga një prej ish-punonjësve të kompanisë CEZ, i cili tregon mekanizmin e vjedhjes, që sipas tij është kryer në vazhdimësi dhe në disa forma nga kompania që shpërndan energjinë në vend.

Kallëzuesi është ndalur gjatë në zbërthimin e mekanizmit të mashtrimit, që sipas tij kjo kompani ka kryer në dëm të konsumatorëve, duke pohuar se vetëm në dy muaj CEZ ka përfituar 170 milionë euro nga abuzimi me matësit e energjisë elektrike.

Kallëzuesi i identifikuar si Arben Hasani, sqaron se shifra kolosale e përfituar nga CEZ nëpërmjet abuzimit është përfituar vetëm në muajt janar dhe mars të vitit të shkuar, në kryeqytet.

Në kallëzim shpjegohet roli dhe detyra që kompania e shpërndarjes së energjisë ka, ku sipas tij CEZ ka si aktivitet marrjen e energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe përcjelljen e saj tek konsumatorët në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Po ashtu, CEZ grumbullon të ardhura nga kjo shpërndarje e energjisë. Duke u ndalur në mekanizmin e pretenduar të vjedhjes, kallëzuesi sqaron se CEZ ka shitur më shumë energji nga sasia e blerë, edhe pse humbjet në rrjet zyrtarisht llogariten në 12 për qind, por kjo shifër besohet të jetë shumë më e madhe, raporton sot gazeta "Mapo".

“Për periudhën e muajit janar 2011 KESH i shet CEZ-it në fidrin nr. 330 në Tiranë sasinë prej 2 milionë e 886 mijë kilovatë (kë) energji. Ndërkohë për muajin janar 2011, kompania CEZ u faturon qytetarëve dhe institucioneve (gjithsej 2 mijë e 93 abonentë) nga ky fider sasinë prej 3 milionë e 940 mijë e 413 kilovatë. Diferenca mes energjisë së blerë dhe asaj të shitur është 1 milion e 54 mijë e 413 kë”, – thuhet në kallëzim, ku tregohet se diferenca mes energjisë së blerë dhe asaj të shpërndarë te konsumatorët është mbi 1 milion kilovat/orë.

E njëjta skemë sipas kallëzuesit është përdorur edhe për muajin mars të vitit 2011, kur KESH i shet kompanisë CEZ në fidrin nr. 330 në Tiranë, sasinë prej 2 milionë e 458 mijë kilovat/orë.

Po për këtë muaj, kompania CEZ u faturon abonentëve nga ky fidër sasinë prej 2 milionë e 760 mijë e 981 kë. Diferenca mes energjisë së blerë dhe asaj të shitur është 302 mijë e 981 kw.

“Kjo diferencë pozitive vjen si rezultat i kolaudimit në mënyrë të qëllimshme të matësve nga CEZ, me qëllim për të vjedhur qytetarët. Si rregull, sasia që KESH i jep kompanisë CEZ gjatë shpërndarjes duhet të jetë më e madhe se sasia e energjisë që CEZ u jep konsumatorëve. Kjo pasi gjatë shpërndarjes përfshihen edhe humbjet teknike në rrjet, ku norma e lejueshme llogaritet në masën 22 për qind. Pra, kompania CEZ u shet abonentëve më shumë energji nga sa merr prej KESH-it”,- thuhet në kallëzim.

Më tej sqarohet se vetëm në dy muaj, në fidrin 330 në Tiranë, kompania CEZ ka përfituar mbi një milion euro të ardhura, që sipas kallëzuesit vijnë nga abuzimet me matësit e energjisë elektrike.

“Vetëm për dy muaj, në fidrin nr. 330 në Tiranë ka një diferencë të vjedhur në sasinë prej 1 milion e 357 mijë e 394 kë. Kjo sasi energjie e llogaritur me vlerën 7.5 lekë për kë është e barabartë me shumën 10 milionë e 180 mijë e 455 lekë të reja. Por nëse një abonent kalon konsumin e 300 kilovatëve gjatë një muaji, çmimi nuk është më 7.5 lekë për kilovat, por 13.2 lekë për kilovat. Sasia e konsumuar në fidrin nr. 330 për muajin janar 2011 është 3 milionë e 940 mijë e 413. Kjo sasi energjie po të pjesëtohet me numrin e abonentëve që janë 2093, tregon se secili prej abonentëve ka konsumuar 1 mijë e 882 kilovat energji. Sasia prej 1 milion e 357 mijë e 394 kilovatë, e llogaritur me çmimin 13.7 lekë kilovatori është e barabartë me 17 milionë e 917 mijë e 600 lekë të reja”, – thuhet në kallëzim.

PS: Çmimi i energjisë është rritur 200% nga viti 2005

Partia Socialiste akuzoi kompaninë CEZ-Shpërndarje për mosrealizimin e planit të investimeve si dhe të rritjes së çmimit të energjisë me 200%, krahasuar me vitin 2005. Deputeti Arben Ahmetaj nëpërmjet një tabele ka shpjeguar të gjitha rritjet e çmimit të energjisë si dhe mungesën e investimeve.

“Mungesa e investimeve nga kompania CEZ është një nga arsyet kryesore të humbjeve dhe është papërgjegjshmëria e Qeverisë dhe ERE-s që nuk kanë arritur t’i kërkojnë kompanisë të zbatojë planin e investimeve, në favor të sistemit energjetik”, deklaroi deputeti Ahmetaj.

Më tej ai dëshmoi rritjen abuzive të çmimit të energjisë në kurriz të qytetarëve, ndërsa fajësoi qeverinë për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë. “Çmimi i energjisë për familjarët është rritur 200% krahasuar me vitin 2005 dhe kjo për faj të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë”, theksoi Ahmetaj.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons