Larja e duarve, një veprim i thjeshtë, që shpëton shumë jetë
Larja e rregullt e duarve mbron nga shumë infeksione. Vetëm diarreja dhe polmoniti vrasin 3 milionë fëmijë në vit. Për më tepër, një e treta mund të shmangin sëmundjet.
“Lani duart!”. Është një nga rregullat e para që nënat dhe baballarët u mësojnë të vegjëlve. Një frazë që e përdorin shumë herë në ditë, deri sa bëhen të mërzitshëm. Mjafton vetëm uji dhe sapuni. Një veprim i vogël, që është një nga sistemet më ekonomike për të mbajtur larg sëmundjet: nga ato më pak të rënda e më të përhapura, si ftohja, deri tek ato më të komplikuara si kolera. Jo më kot, UNICEF festoi Ditën Botërore të Larjes së Duarve vetëm dy ditë më parë. Një mënyrë e mirë për të mobilizuar miliona persona për rëndësinë e këtij rregulli jete në 70 vende dhe 5 kontinente. Në shkollat në zonat më të largëta të botës, qindra mijëra persona festuan me flluska sapuni një zakon që na ndihmon për të luftuar infeksionet. Mjafton të mendosh që diarreja dhe polmoniti vrasin 3 milionë fëmijë në vit dhe një e treta mund të mos sëmuret. Në disa vende, zakoni për të pasur duart e pastra është shumë i përhapur, ndërsa në disa vende të tjera nuk ndodh kështu. “Të lash duart me sapun është një nga masat më efikase dhe ekonomike për të parandaluar sëmundjet diarreike dhe infeksionet akute të rrugëve të frymëmarrjes, që së bashku çdo vit janë përgjegjëse për rreth 3.5 milionë vdekje fëmijësh, 500 mijë prej të cilëve në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Çdo ditë, më shumë se 5 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin për shkak të sëmundjeve diarreike, të shkaktuara pjesërisht nga përdorimi i ujit të kontaminuar dhe nga mungesa e shërbimeve higjienike bazë”, thotë UNICEF. Megjithatë në Europë situata është më e mirë. Mes nënave europiane ka shumë vëmendje. Këtë praktikë e ndjekin thuajse 80 për qind e nënave, por vetëm 39 për qind e tyre janë të përgjegjshme për faktin se diarreja, infeksionet respiratore, gripi dhe patologjitë respiratore janë të gjitha sëmundje të lidhura me moslarjen e rregullt të duarve. Një përqindje domethënëse (8%) mësohet se nuk ka asnjë lidhje mes këtij rregulli të higjienës dhe patologjive të ndryshme. Të dhënat dalin nga përgjigjet e dhëna nga nënat europiane që kanë marrë pjesë në pyetësorin “Duart e pastra”.
Pyetësori
Pyetjeve iu përgjigjën më shumë se një mijë gra, kryesisht me fëmijë nga 0 deri në 3 vjeç (rreth 52% e tyre). Nga pyetësori doli se veprimi i larjes së duarve është një nga të parët që një grua u mëson fëmijëve të saj. Ky veprim është i përbashkët për rreth 99 për qind të të intervistuarave. “Është shumë e rëndësishme që prindi ka zhvilluar një lloj zakoni për të larë me kujdes duart e fëmijëve. Prindërit duhet të jenë absolutisht të parët për të dhënë shembullin e mirë në këtë drejtim”, thonë udhëheqësit e këtij projekti.
Këshillat
Por si t’u mësojmë fëmijëve që të lajnë duart? Për rreth 41 për qind të nënave, sekreti qëndron te lidhja mes larjes së tyre dhe një loje. Ndërsa 36 për qind e tyre, sidomos ata që kanë fëmijë më të mëdhenj, zgjedhin shpjegime mbi rëndësinë e një pastërtie korrekte. Mënyra e larjes së duarve me detyrim nuk aplikohet shumë, ndërsa suksesi i sapunëve antibakterialë, i përdorur nga thuajse 40 për qind e familjeve, është i garantuar krahasuar me atë tradicionalin që përdoret nga 32%.
Larja e duarve me ujë e sapun është mënyra më e lehtë, por edhe më e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e gripit. Shpesh, gjatë rrjedhës dinamike të ditës, kjo strategji e thjeshtë harrohet. Atëherë, cila është mënyra më e mirë për t’u kujtuar njerëzve që të lajnë duart. Disa studime kanë zbuluar se lajmërimet në banjë që i bëjnë njerëzit të lajnë duart janë më të dobishmet.