I bie penisi pasi bën seks dhe i del një penis tjetër
Shkencëtarët në Japoni kanë mbetur të befasuar kur kanë zbuluar se një kërmill deti kishte një penis që mund të flaket.
Kërmijtë e detit, të quajtur Chromodoris reticulata, humbasin penisin e tyre pas seksit, por pak orë më vonë u rritet një penis i ri.
Shkencëtari Bernard Picton thotë se nuk e ka parë kurrë një diçka të tillë.
Këto krijesa njihen si hermafroditë, që kanë edhe organin mashkullor, edhe atë femëror, që do të thotë se mund të japin spermë dhe të marrin njëkohësisht.
Por zbulimi se ato kanë penisë që mund të bien dhe rriten të rinj, i ka habitur.
Ata i vendosën kërmijtë bashkë dhe i vunë re duke bërë seks. Shkencëtarët panë se ata që bënë seks, nuk mund të bënin më për 24 orë.
Pas 20 minutash atyre u binte penisi që përdorën për seks dhe më vonë niste të dilte penisi tjetër.