Për fat të mirë, ekzistojnë kamerat e sigurisë, të cilat ndihmojnë për të nxjerrë në dritë të vërteta të dhimbshme.
Kështu ka ndodhur edhe në një shkollë të Kinës, ku një mësuese i ka keqtrajtuar egër nxënësit e saj të vegjël. I ka qëlluar jo pak, por 120 herë brenda 30 minutash!
Video në fjalë u filmua në krahinën Shanxi, në veri të vendit. Gjithçka u bë publike, kur babai i një prej vogëlushëve pa që fytyra e vajzës së tij ishte e skuqur dhe e fryrë.
Han shkoi menjëherë në shkollën parafillore dhe kërkoi të shikonte videon që filmonin kamerat e sigurisë. Aty u zbulua edhe sjellja e dhunshme e mësueses.
“Brenda gjysmë ore e ka qëlluar vajzën time 43 herë dhe e ka shkelmuar 2 herë. Nuk duhet të ishte mësuese. Është një përbindësh”, tha ai.
Sipas tij, nuk ishte hera e parë që vajza kthehej në shtëpi me shenja në fytyrë, por ai kujtonte se i bëheshin gjatë lojës.