Historia e 18 vjeçares Aishe Vata është një histori që askush nuk do të dëshironte ta dëgjonte dhe jo më ta përjetonte. Shtysa për ta qartësuar sa më shumë ngjarjen fatale, i ka shtyrë gazetarët e Panoramës të rrëmojnë më shumë në jetën e studentes.
Aishe Vata, vajza që u masakrua, mbeti jetime e dyfishtë në të njëjtën kohë rreth 7 vjet më parë. Për shkak të sëmundjeve të rënda humbi njëra pas tjetrës gjyshen dhe të ëmën. Shpejt dy femrat e jetës së saj u zëvendësuan me të reja. Gjyshi Sulejmani dhe i ati Muhamedi u martuan përsëri dhe secili prej tyre lindi nga 2 fëmijë. I pari, një djalë që është sot 9 vjeç, i bie të jetë xhaxhai i Aishes. Ndërsa Muhamedi, pas pesë vajzave me Rrushen, nënën e Aishes, lindi djalë e vajzë me bashkëshorten e dytë, Teftën, që janë 6 dhe 5 vjeç.
Dy motrat e mëdha, tek të cilat deri diku mund të gjente dashurinë amësore, u martuan shpejt pas humbjes së nënës dhe lindën fëmijët e tyre.
Kështu Aishja mbeti e vetme në vilën e bukur me ngjyrë të verdhë, duke u bërë grua para kohe mes njerkave të dyfishta, që jetonin njëra në kat të tretë, tjetra në kat të dytë. Kati i parë shërben si pritës për vizita. Kat në të cilin ka qëndruar për orë të tëra dhe Shaban Norja si mik i gjyshit. Ai kishte ngrënë bukë në këtë shtëpi, iu kishte marrë borxh, madje edhe vjedhur.globisot/
Dhe në fund 80 vjeçari monstër, jo vetëm i merr jetë fëmijës së tyre, por përçudnon edhe kufomën...