Zbulimi i një peshku “alien” në një liqen të vogël në Illinois, Amerikë, ka tërhequr vëmëndjen e autoriteteve lokale dhe të turistëve për shkak të pamjes së tij të frikshme.
Pamja e peshkut është e ngjashme me piranjat dhe të gjithë e dine se piranjat mund të shqyejnë trupa të tërë kafshësh, edhe njerëzish
Më vonë është zbuluar se kjo specie peshku quhet Paku. Ashtu si piranjat, pakutë e kanë origjinën nga lumi Amazon, Amerikë e Jugut.Ata zakonisht ushqehen me lajthitë ose frutat që bien nga bimët.Konsiderohen të padëmshëm për njerëzit.