Policia e Kukësit ka bërë të mundur arrestimin e Avdi Laçit, i cili në bashkëpunim me vëllain e tij Sali Laçi, nj ditë më parë ekzekutuan me armë zjarri babanë e tyre 74-vjecar. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim që prej ditës së djeshme vëllain tjetër vrasës Vexhi Laçi.
74-vjeçari nga Kukësi, Sali Laçi është ekzekutuar në banesë e tij nga të bijtë, të cilët vuanin nga probleme mendore. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës bënë me dije se kryefamiljari Sali Laçi është qëlluar me tre plumba pistolete nga djali i tij, Avdi Laçi, 36 vjeç.
Bashkëpunëtor në krim është edhe djali tjetër i viktimës, Vexhi Laci, 31 vjeç.