Detaje të reja për vrasjen e Ajshes. 80-vjeçari, babai i fëmijës!
Po zbardhet misteri i ngjarjes së tmerrshme që ka ndodhur në fshatin Xhafzotaj të Durrësit më 11 tetor. Mbarë opinioni publik u trondit kur mësoi se një femër ishte gjetur pa kokë, në një parcelë me misra.
Pas hetimeve të kryera, u mësua se viktima ishte 18-vjeçarja Ajshe Vata, e cila ishte 3 muajshe shtatzënë.
Burimet policore bëjnë me dije se autori i kësaj vrasjeje monstruoze ishte 80-vjeçari Shaban Selim Norja. Ishte pikërisht shtatzënia e Ajshes shkaku që e çoi Norjan të merrte këtë vendim.
Pas fakteve të policisë, ai u detyrua të pranonte krimin. Madje nxori edhe kokën e prerë, që e kishte mbështjellë me disa plastmase dhe e kishte fshehur disa metra larg vendngjarjes.
Qëllimi i tij ishte që vajza të rezultonte e humbur dhe të mos njihej se cila ishte viktima me kokë të prerë.
Familja e Ajshes njihej me Norjan, pasi ai u kishte shitur truallin e shtëpisë, familjes së ardhur nga Kukësi.
Bëhet me dije se Shaban Norja abuzonte me Ajshen që kur vajza ishte në moshën 14-vjeçare.
Pak ditë më parë, babai i Ajshes ndjehej i turpëruar që e bija kishte mbetur shtatzënë, pasi siç është shprehur edhe ai vetë, ishte shumë i rreptë, por vajza nuk e kishte zhgënjyer kurrë më parë.
Nëna e Ajshes kishte vite që kishte vdekur dhe ajo kujdesej për motra e vëllezërit më të vegjël. Babai i saj ishte martuar përsëri dhe jetonin të gjithë në një shtëpi.