Më shumë se një duzinë trafikantësh të heroinës kanë qenë në shënjestrën e një operacioni për shkatërrimin e një rrjeti të pazakontë dhe të madh trafikantësh në Mulhouse të Francës.
Nga ky operacion, i shtrirë në lindje të Francës dhe Gjermani, janë arrestuar 42 shqiptarë. Ata dyshohet se janë një grup i organizuar për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë por dhe të trafikimit të refugjatëve kosovarë.
Në kufirin francez në Mulhouse, u arrestuan 39 persona këtë mëngjes, ndërsa tre të tjerët janë kapur në Gjermani, raporton AFP.
Policia ka sekuestruar edhe një sasi prej rreth 50 kg kimikate që shërbente për të rritur volumin drogës dhe uljen e pastërtisë së saj. Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 250 oficerë policie nga tre shtete, Francë, Gjermani dhe Zvicër. Mes tyre figurojnë ekspertë nga Zyra Qendrore të luftës kundër trafikimit të drogave të paligjshme (OCRTIS), Europol dhe Eurojust, si dhe njësitë elitë CRS të Grupit dhe ndërhyrjes së Policisë Kombëtare (GIPN) për shkak të rrezikshmërisë ekstreme të disa të dyshuarve.
Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, operacioni filloi në 06:00 nga Zyra Qendrore për Ndalimin e emigracionit të paligjshëm dhe të punësimit të të huajve (OCRIEST), dallon saktë një strukturë të përbërë nga shqiptarët si organizatorë. Në mënyrë tepër origjinale, tregtia bëhej më tepër në zonat rurale të krahinës.
Një prokuror francez thotë se grupi i trafikimit të heroinës që kishte bazën në Mulhouse, vepronte edhe në Zvicër dhe Gjermani. Ky grup përbëhet nga shqiptar të Shqipërisë dhe Kosovës. “Ka gjasa që disa persona ende nuk janë arrestuar. Nëse do të jetë e nevojshëm ne do të lëshojmë urdhra arresti”, ka bërë të ditur për AFP, prokurori Remi Coutin.
Hetimet për këtë grup të organizuar kanë nisur në verën e vitit 2010 dhe dyshimet fillimisht ishin për emigrim ilegal. “Hetuesit zbuluan se ata trafikonin dhe heroinë në zonën e Saint Louis dhe Mulhouse, por gjithashtu në Zvicër dhe Gjermani, ku trafikonin qindra kilogramë të kësaj lënde”, ka thënë prokurori. Përpara se të vendoseshin në lindje të Francës, banda kriminale me shtrirje ndërkombëtare, kishte lulëzuar në Zvicër dhe Gjermani..