Facebook-u e ndihmon apo e demton kerkimin tuaj per pune?
Shume punedhenes ju kerkojne online dhe shume nga ata qe kerkojne pune jane te vetedijshem per kete. Sipas studimit nga CareerBuilder 37% e pinedhenesve shohin profilet e Facebook-ut te kandidateve dhe nese ata nuk e shohin profilin tuaj per te mos ju punesuar, do te gjejne gjithmone arsye.
Shumica shohin sesa te pershtatshem jane per kompanine, a sillen apo jo ne menyre profesionale dhe sesa harmonike jane. Megjithate, 12% e tyre thone se shohin profilet e kandidateve ne Facebook per te gjetur arsye per te mos i punesuar. Kjo eshte interesante po te konsiderohet fakti se Facebook gati eshte bere nje platforme e re per pune-kerkuesit.
Edhe pse shumica e perdoruesve tentojne ta perdorin faqen per jeten sociale dhe personale, shtimi i nje platforme kerkimi per pune mund te trazoje linjen mes personales dhe profesionales, duke i bere keshtu pune-kerkuesit te pasigurte per balancimin e te dyjave.
Facebook ne te vertete nuk eshte projektuar per jeten profesionale sic eshte Linkedln, apo ndonje rrjet tjeter per kerkime per pune. Facebook ka nje numer aplikacionesh per ata qe kerkojne pune (si BranchOut), qe do te thote se ka menyra me efektive ne faqe per ata qe kane qellime profesionale.
Megjithate, disa argumentojne se keto aplikacione perdoren shume rralle dhe shume faqe te tjera me emer per qellime profesionale kane deshtuar. Por cfare ndodh kur profesionalja bashkohet me personalen?
Fakti eshte se Facebook thjesht nuk eshte thelbi i pervojes suaj ne kerkimin per pune, sepse tradicionalisht eshte perdorur per jeten sociale. Si mund te siguroheni se punedhenesit nuk do te shohin ne profilin tuaj dicka qe do ndikoje negativisht tek ata, si fotografi ne fundjave apo gjera pak profesionale qe mund t'jua postojne miqte?
Ne rradhe te pare bejeni profilin e Facebook-ut sa me privat te mundeni. Pataj kerkoni shpejt ne Google Search qe te siguroheni se emri juaj nuk gjendet dhe nese eshte e kunderta shkoni tek 'Privacy' dhe modifikoni menyren se si mund t'ju gjejne te tjeret.
Ju po ashtu duhet te zgjidhni opsionet e paracaktuara, ose t'i rregulloni ne menyre qe te bllokoni personat qe mund t'i keni bere miq per arsye profesionale.
Edhe pse eshte e veshtire te qendrosh profesional ne Facebook, kjo s'do te thote hiqni dore nga perdorimi i rrjeteve sociale per qellime profesionale.
Perqendrohuni edhe ne Linkedln, Twitter per t'i siguruar mundesite tuaja ne industrine e profesionit. Ndajini profilet tuaja profesionale nga ato personale, sepse gjerat tuaja mund te perdoren per arsye kundra jush.