Hipokrizia e 100 -vjetorit të
Pavarësisë
Viti 2012 është shpallur si viti i 100-
vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe
kush më shumë dhe kush më pak ka
filluar tregojë nacionalizmin e vetë. Kjo
është aq e vërtetë sa që në çdo tribunë
të militantëve të partisë të të gjitha krahëve drejtuesit dhe oratorët me
zellin e madh kërkojnë të lidhin
situatën aktuale me atë të sotme. Nga
të djathtët thuhet se, kjo liri është e
merituar dhe ne sot po e gëzojmë dhe
do të vazhdojmë të ecim në rrugën e kësaj pavarësie, pa u shqetësuar nga
ata që kërkojnë të kundërtën. Dhe se
flamuri i plakut të Vlorës, Ismail Qemali
do jetë simbol i lirisë sonë partiake.
Nga ana tjetër, edhe opozita kërkon ta
përdorë përvjetorin e pavarësisë për të treguar se ëndrra e atyre që ngritën
flamurin dhe shpallën pavarësinë
është nëpërkëmbur nga pushteti
aktual dhe se ne do të sjellim lirinë e
vërtetë. Ky qëndrim i të dy grupimeve tregoi se
si njëra palë edhe pala tjetër nuk u
intereson kontributi, heroizmi dhe
sakrifica e të gjithë atyre burrave të
shquar të kombit që shkruan historinë
me pushkë dhe me penë. Atyre u intereson të përfitojnë sot, 100 vjet
pas aktit heroik të pavarësisë për
interesat e tyre të ngushta. Po përse e
bëra këtë rezyme? Pikërisht, se, me 16 Janar 1844 ka lindur heroi i lirisë
dhe pavarësisë Ismail Qemali, dhe askush s’u kujtua të thoshte qoftë
edhe një fjalë për këtë datë të shënuar, janarin që lame pas.
Të kalosh në heshtje të plotë apo më
keq në mosdije ditën e lindjes të Ismail
Qemalit është kulmi i hipokrizisë, aq
më tepër që kanë filluar protokollet e shpenzimeve për këtë datë. Kanë folur
dhe janë mallëngjyer politikanë,
historianë, ekspertë dhe lloj-lloj
pseudo-analistësh,por askush nuk
kujtohet të thotë se Shqipëria është i
vetmi vend në botë që nuk ka një memorial për heroin e pavarësisë në
kryeqytetin e vendit që është Tirana.
Sigurisht që, festimet e kanë vlerën
pikërisht aty, ku ka ndodhur edhe
ngjarja historike në Vlorë dhe aty
duhet të bëhet, pavarësisht se sa dashuri apo alergji kanë për Vlorën.
Por në mënyrë të padiskutueshme për
të gjithë ata figura, turistë apo
personalitete që vinë dhe vizitojnë
Shqipërinë qoftë edhe për disa orë, t’u
tregohet që edhe në kryeqytet ka një memorial, ku mund të vendoset një
tufë me lule. Sigurisht që, datën 16
janar që kaloi, të gjithë e harruan,
edhe politikanët që gjatë gjithë vitit do
të mburren dhe do kërkojnë të fitojnë
kredibilitet me sakrificat e plakut të thinjur dhe të mençur të Vlorës.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE POR ATDHEU I SHQIPTAREVE