Për meshkujt: Ja si ju refuzojnë femrat “ëmbël”
Femrat në përgjithësi përpiqen të sillen në mënyrë sa më të sjellshme. Edhe në rastet kur ju refuzojnë, përpiqen ta bëjnë sa më butë, me qëllim që mos t’ju plagosin egoizmin tuaj.
Ka raste kur ju vazhdoni të këmbëngulni, edhe pse një femër ju ka thënë jo. Ndoshta, ngaqë keni dëgjuar se kur një femër thotë jo, ndonjëherë bën të vështirën dhe nënkupton diçka tjetër.
Në fakt, jeni ju që nuk keni marrë mesazhin e duhur. Ja se çfarë nënkupton një femër kur ju refuzon. Po ju përkthejmë nga shqipja në shqip.
Thotë: Nuk ndjehem mirë këto kohë.
Nënkupton: Nuk më pëlqen kaq shumë, sa të shqitem nga ish-i dashuri im.
Thotë: Je njeri i mrekullueshëm, meriton shumë më tepër.
Nënkupton: Të kam tradhtuar dhe më vret ndërgjegjja.
Thotë: Jam e ngatërruar.
Nënkupton: Dal dhe me dy të tjerë dhe nuk di kë të zgjedh. Ti nuk figuron fare në listë.
Thotë: Nuk të kisha menduar për të dashur.
Nënkupton: Dhe as që bëhet fjalë.
Thotë: Më duhet kohë ta mendoj.
Nënkupton: Më pëlqen edhe një tjetër që më flirton kohët e fundit.
Thotë: Ndjej se po mbytem, më mirë të kalojë pak kohë.
Nënkupton: U mërzita me ty.
Thotë: Duhet të kemi edhe eksperienca të tjera.
Nënkupton: Unë të paktën atë po bëj, nxito të më arrish.
Thotë: Dua të përqendrohem tek karriera ime.
Nënkupton: Edhe diçka kaq e mërzitshme sa puna ime është më e mirë sesa të dal me ty.
Thotë: Nuk ndjehem e dashuruar me ty si më parë.
Nënkupton: Kam gjetur një tjetër që më pëlqen shumë.
Thotë: Të shikoj si shok.
Nënkupton: Je i shëmtuar.