Në Mont Blanc u gjet posta diplomatike indiane e vitit 1966
Në Mont Blanc gjetën një çantë me postën diplomatike indiane dhe gazeta 46 vjeçare, transmeton ZR njoftimin. Atë e gjeti shpëtimtari Arnaud Christmann bashkë me fqinjin e tij Jules Berger më 21 gusht gjatë shoqërimit të turistëve.
Në vendin e gjetjes së çantës më 24 janar të vitit 1966 u rrëzua avioni "Boeing 707" që po realizonte fluturimin Mumbai - New York me një ndalesë në Gjenevë. Të gjithë 117 personat e ndodhur në bord u vranë. Në po këtë rajon, në shtator të vitit 2008 alpinisti Daniel Roche gjeti gazetat indiane të datuara më 23 janar 1966.