Forumi Kuq E Zi
Jeta e Ali Pashe Tepelenes.... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Jeta e Ali Pashe Tepelenes.... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Jeta e Ali Pashe Tepelenes.... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Jeta e Ali Pashe Tepelenes.... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Jeta e Ali Pashe Tepelenes.... 625417_487449434599816_145649848_n
Jeta e Ali Pashe Tepelenes....

Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822.


Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Muçoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.


Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.

Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit” nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices , tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar.

Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng.


Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre.

Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim në Thesali dhe anës se maleve të Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallëku i Beratit me në krye Ahmet Kurt Pashën, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru në Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bëri shume përshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij.

Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines , me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes.

Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786, Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.
Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jeta e Ali Pashe Tepelenes.... 220px-Dupr%C3%A9_-_Ali_Pasha
Ali Pashë Tepelena (Ali Pashë Janina, rreth 1740 - 24 janar 1822) sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.
Lindi në Tepelenë (Laberi) në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për t'u bërë sundimtar i vetëm i vendit duke përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët e tjerë vendas. Moktar, gjyshi i tij vdiq, me shpatën në dorë, gjatë ekspeditën e osmanëve kundër Korfuzit në 1716. Vdekja e babait të tij, Veli, ka shkatërruar shumë familje. Aliu do të bashkonte një grup grabitësish në rininë e tij. Ai ishte përgjegjës për bastisje të ndryshme, deri në arrestimin e tij nga Pashai i Beratit. Ai arriti megjithatë të shpëtojë dënimit nga hyrja në shërbim të tij. Ai pastaj kaloi në shërbim të një armiku të Pashës së Beratit, Pashait i Delvinës. Aliu u martua me një vajzë të këtij të fundit. Ajo i dha dy djem që u shquan : Moktar dhe Veli. Nuk ishte e gjatë për të intriga kundër vjehrrit të tij. Ai shpreson, pas ekzekutimit të tij, për të trashëguar pashallëkun tij.
Më 1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës.
Në vitet 1786-88 u bë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.
Rreth 1787, i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenci Ali-Pasha (Marshall,- titull ushtarak) për gjithë e Thesalisë. Ai ishte i lejuar për të mbajtur nën vehte katër mijë burra për të luftuar kundër kaçakëve e të krishterëve. Ish-kaçak vetë, ai dinte të gjitha turket. Ata ai nuk e mbyti, por i mori në shërbim të tij. Sulltani shpërblen atë në mënyrë të suksesshme dhe me emrin Ali Pasha (Pasha në turqisht) në Trikala, Thesalisë.Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjere fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe «tiranët e vegjël» si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset Perëndimore të Ballkanit, qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë Jugore, qe përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja. Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t'u shkëputur prej këtij.
Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 1812-1819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Veidis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të mente masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rrezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t'u bërë i pavarur nga Porta. Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së, sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnanisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje.
Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër Pashallëkut të Janinës, Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, deri sa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë.Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.Luftëtarët shqiptarë - kurorë lavdie e lirisë së popullit grek

Kryesisht në jugun e Greqisë, por edhe në treva të tjera të banuara nga shqiptarët, në zonën e Atiko-Beotisë, Peloponezit, Thesalisë, Maqedonisë greke (lindore), Thrakës, Halqidhiqisë, ishujt e Egjeut, etj, dolën luftëtarë të shumtë që krijuan dhe drejtuan formacionet luftarake kundër pushtuesve osmanë. Ndërsa arvanitët e Italisë do të drejtonin luftëtarët e këtij vendi në përleshje të përgjakshme me trupat spanjolle, franceze, turke etj, (Venediku do t’i përdorte si mburojë ndaj katalanasve- Dhimitër Rendi), duke u bërë tmerri i ushtarakëve dhe gjeneralëve të famshëm të kohës, të njëjtën gjë do të bënin arvanitët e vendosur në tokët greke, për të qënë të lirë në vendbanimet e tyre të reja. Teodor Kollokotroni, Bubulina, Musa Qafzezi, Thimi Bllahava, Sulo Proshova, Veli Gjeka, Agim Shehu, Asllan Beu, Zylyftar Poda, Bilal Sako, Ali Farmaqi (”Gjithë bota le të thonë/ U s’e jap Kollokotronë”) e qindra luftëtarë të tjerë, krijuan një aleancë të qëndrueshme me vezirin e Janinës, Ali Pashë Tepelenën, me mendimtarë dhe iluminist, me frymëzuesit e revolucionit (Filiqi Eterine), duke formuar barrikadën e pathyeshme të Mesolongjit. ”Thonë doli sadrazemi ; ngrehu Shqipëri t’i vemi... ; Deli moj Janinë e shkretë ; të shikoni bilbilenjtë ; varurë të trembëdhjetë”. Shqiptarët që kishin populluar Greqinë, në mos përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë së këtij vendi, me siguri që ishin gjysma e saj.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons