Forumi Kuq E Zi
Vrasja e babait të 5 fëmijëve, rrëfimi i plotë i Nazime Vishës: Më përdhunoi pareshtur, e futa në kurth dhe e vrava Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasja e babait të 5 fëmijëve, rrëfimi i plotë i Nazime Vishës: Më përdhunoi pareshtur, e futa në kurth dhe e vrava Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Vrasja e babait të 5 fëmijëve, rrëfimi i plotë i Nazime Vishës: Më përdhunoi pareshtur, e futa në kurth dhe e vrava Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasja e babait të 5 fëmijëve, rrëfimi i plotë i Nazime Vishës: Më përdhunoi pareshtur, e futa në kurth dhe e vrava Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vrasja e babait të 5 fëmijëve, rrëfimi i plotë i Nazime Vishës: Më përdhunoi pareshtur, e futa në kurth dhe e vrava Nazime-Visha-gjykate
Zbardhet dëshmia e plotë e 18-vjeçares Nazime Visha, e cila ka marrë mbi vete autorësinë e ekzekutimit me armë zjarri ndaj 45-vjeçarit Fiqiri Visha, i martuar dhe baba i pesë fëmijëve. Sipas përcaktimit të Policisë, krimi ndodhi në datën 13 gusht, orën 00:50, në fshatin Qendër-Krrabë. Pas vetëdorëzimit menjëherë pas ngjarjes, Nazime Visha është pyetur nga Policia Gjyqësore, nga oficer Andi Banushi dhe në prani të avokates Vjollca Pustina. Procesverbali i përket së njëjtës datë me atë të krimit, pra më 13 gusht, vetëm 13 orë pas vrasjes. Në orën 14:00, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka marrë të dhënat nga Nazime Visha, personit ndaj të cilit po zhvillohen hetimet për veprën penale të “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Në hyrje të procesverbalit të dëshmisë së parë të 18-vjeçares, bëhet një njohje me gjeneralitetet e Nazime Vishës, e cila rezulton ndër të tjera: me shtetësi e kombësi shqiptare, me arsim 8 klasë, me gjendje civile – beqare, e padënuar më parë dhe e vetëdeklaruar “pa celular”. Ndërsa në fund të procesverbalit bie në sy edhe fakti që adoleshentja është ndier e lodhur me marrjen në pyetje, duke theksuar se është e pagjumë. Gazeta “Panorama” ka botuar dokumentin në fjalë, i cili është procesverbali i vetëm deri më tani lidhur me dëshminë për arsyet dhe rrethanat që e çuan 18-vjeçaren që të vrasë 45-vjeçarin, babain e 5 fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU: 18-vjeçarja thotë se vrau Fiqiriun, por a është e vërtetë? Ja SMS-të intime mes të dyve dhe fotot

PROCESVERBAL

Për marrjen e të dhënave nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetime Në Tiranë, më datë 13.08.2012, ora 14:00, unë Andi Banushi, oficer i Policisë Gjyqësore, në bazë të nenit 296 të K.Pr.Penale, mbaj këtë procesverbal për marrjen e të dhënave, në prani të mbrojtësit (avokate Vjollca Pustina), si dhe psikologut Vilson Banushi, nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet për veprën penale “vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, shtetasja Nazime Visha, e bija e Beqirit dhe e Mejtes, e datëlindjes 03.03.1994, lindur në fshatin Vilëz, komuna Zall- Bastar, Tiranë dhe banuese në këtë adresë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me arsim 8 klasë, me gjendje civile beqare, e padënuar më parë, nr. celulari s’ka.

Personit iu shpjegua se: 1.Ka të drejtë që të mos përgjigjet dhe se, edhe po të mos përgjigjet, procedimi do të vazhdojë, neni 38/3, K.Pr.Penale. 2.Mund të shpjegojë gjithçka që çmon të dobishme për mbrojtjen e saj neni 39/2 i K.Pr.Penale. 3.Cilat janë faktet për të cilat procedohet dhe arsyet e marrjes në pyetje të saj, si dhe të dhënat në ngarkim të saj, neni 256 i K.Pr.Penale 4.Ka të drejtë të zgjedhë një mbrojtës dhe të kërkojë caktimin e një mbrojtësi nga organi procedues, nenet 48,49 296 e vijues të K.Pr.Penale.

Me vullnetin e saj të lirë ajo deklaroi: Banoj në adresën e mësipërme (në fshatin Vilëz të komunës Zall-Bastar, Tiranë) dhe pasi u njoha me të drejtat e mia, dëshiroj që thëniet e mia t’i bëj në praninë e avokatit.

PYETJE: Ju bëj të ditur se ndaj jush zhvillohen hetime për veprën penale të “vrasjes me dashje”, pasi në datën e djeshme rreth orës 00:30 ju keni vrarë me armë zjarri shtetasin Fiqiri Muça, në fshatin Krrabë të Tiranës. Në bazë të ligjit keni të drejtë të mbroheni me avokat dhe të mos jepni shpjegime pa praninë e tij. Në rast se nuk keni një të tillë, do t’ju caktohet një i tillë kryesisht, nëse dëshironi. Çfarë keni për të thënë në lidhje me hetimin?PËRGJIGJE: U njoha me të drejtat e mia që kam dhe me veprën penale për të cilën po hetohem, theksoj se do të jap shpjegime në praninë e avokatit të caktuar Vjollca Pustina, me numër licence 2025.

PYETJE: A mund të më sqaroni ju nëse njiheni me shtetasin Fiqiri Muça, nëse po, marrëdhëniet që keni pasur me këtë shtetas. Sa kohë keni që njiheni dhe rrethanat e njohjes. Personat që kanë dijeni për njohjen dhe marrëdhëniet tuaja e të tjera rrethana lidhur me këtë person. Gjithashtu i jeni vetëdorëzuar policisë, pasi keni njoftuar vrasjen e shtetasit Fiqiri Muça. A mund të na tregoni me hollësi rrethanat e kësaj ngjarjeje, si: vendin, kohën, mjetet, personat e pranishëm, motivet etj.?

LEXONI GJITHASHTU: Ekzekutimi i Kërrabës, sms-të e reja plot intimitet mes vrasëses dhe viktimës

PËRGJIGJE: Po, kam për të deklaruar se unë jetoj në fshatin Vilëz të komunës Zall-Bastar. Unë jetoj në një shtëpi me babain tim Beqir, i cili është invalid, nënën time, Mejte, që është e papunë si dhe vëllezërit e mi që quhen Zamiri, 11 vjeç dhe Adhurimi, 4 vjeç. Gjithashtu kam dy motra të martuara që quhen Lutfije, e cila është martuar me shtetasin Vladimir Muça dhe jeton në Manzë të Durrësit, si dhe motën Shyqyrie, e cila është martuar me shtetasin Artur Shqopa dhe banon në fshatin Laknas, Tiranë. Kam edhe një vëlla më të madh, të martuar, që quhet Jemin dhe është me banim në Greqi, së bashku me familjen dhe fëmijën e tij. Për sa i përket pyetjes që më keni drejtuar, kam për të deklaruar se unë shtetasin Fiqiri Muça kam 4 vjet që e kam njohur, pasi ai është bërë mik në familjen tonë sepse i vëllai i tij, Vladimiri, ka marrë për grua motrën time, Lutfijen. Unë në atë kohë kam qenë nxënëse në klasën e tetë të shkollës 8-vjeçare të fshatit Vilëz. Fiqiriu ka pasur shumë hyrje dhe dalje në shtëpinë tonë, jo vetëm për faktin që ishte mik, por edhe se për disa kohë ai ka punuar së bashku me babain tim në mal, ku prisnin dru. Fiqiriu e ka pasur shtëpinë në fshatin Manzë të Durrësit, ishte i martuar me shtetasen Mynyre dhe ka me atë 5 fëmijë, më të madhin e ka në moshë 25-vjeçare.

Para 4 vitesh kur ai vinte në shtëpinë tonë, kërkonte të gjente momente që unë isha vetëm. Një ditë kur isha vetëm më kërkoi kafe dhe unë ia shërbeva. Më erdhi nga pas në kuzhinë, më ka kapur me forcë nga flokët dhe më pas më ka zhveshur dhe më ka përdhunuar forcërisht. Kjo ka qenë dhe marrëdhënia ime e parë seksuale. Pas këtij veprimi që ka zgjatur dhjetë minuta, Fiqiriu më ka kërcënuar se do të më vriste me një pistoletë që ma drejtoi dhe më tha se do më vriste dhe familjen time nëse tregoja atë që ndodhi. Më pas u largua dhe unë jam munduar që të kaloj në gjendje normale për të mos më diktuar familja. Nuk i kam treguar askujt se kisha frikë nga ai person.

Që atëherë për katër vjet me radhë ai vinte gjithnjë në shtëpinë tonë, qëndronte me ditë duke u ushqyer, larë e fjetur. Sa herë që më gjente vetëm më ka përdhunuar me dhjetëra raste e ka bërë. Unë gjithnjë nuk kam pranuar por ai e bënte forcërisht dhe më kërcënonte me pistoletë.

Kjo vazhdoi deri dhjetorin e kaluar kur familja më fejoi me një djalë nga Vaqarri i Tiranës, Sajmir Fiolla. Fiqiriu sa mësoi për fejesën time më kërcënoi seriozisht dhe më tha se do më vrasë dhe të fejuarin. I fejuari jetonte emigrant në Itali dhe sa herë shkoja te shtëpia e familjes së tij, Fiqiru më kërcënonte se po shkove do të vij të vras atje. Fiqiriu bëhej shumë xheloz dhe kur mësonte se unë kisha folur me Sajmirin në telefon.

Më 22 maj 2012, isha te shtëpia e vjehrrës sime. Fiqiriu më ndoqi me fuoristradë dhe kur isha në shtëpi vetëm sa dola në oborr, Fiqiriu më erdhi befas më kapi me forcë dhe më tërhoqi zvarrë disa metra deri te makina e tij me targa të huaja e fshehur rrëzë pyllit. Unë ulërita dhe u mundova të kërkoj ndihmë por ai me pistoletë më kanoste dhe më lidhi duart me rripin e sigurimit dhe më çoi në një rrugë në drejtim të Bulqizës ku kemi udhëtuar në një pyll për disa orë. Kemi ndaluar në pyll ku më mbajti katër ditë. Më mori bizhuteritë e floririt që më kishte blerë i fejuari, që vlenin 100 mijë lekë të rinj. Në makinë kishte bukë, konserva, mish, domate dhe pije alkoolike. Më thoshte se do më çonte në Kosovë dhe do më punësonte në një lokal me muzikë ku lekët që do fitoja unë do ti merrte ai. Më ka mbajtur në vende të ndryshme të këtij pylli dhe për 11 ditë me radhë më ka përdhunuar çdo ditë derisa kemi shkuar afër një miniere në Bulqizë. Ai fliste në telefon me një kushëri të tij që dukej se ishte në Kosovë dhe i thërriste O bosi, si dhe me kushëririn e tij polic në Burrel që i thërriste Hasan. E takuam Hasanin që ishte me uniformë dhe makinë civile. Ata pinë kafe kurse unë haja pilaf pasi kisha disa ditë që nuk haja bukë. Hasani më tha që kur të pyetesha në komisariat të mos deklaroja të vërtetën për çfarë kishte ndodhur por të thosha se shkova me dëshirë me Fiqiriun dhe se do martohesha me të. Nëse nuk deklaroja kështu, ai tha se Fiqiriu do të vrasë ty dhe familjen. Unë isha shumë e frikësuar dhe u premtova se do bëja siç më mësuan.

Hasani na shoqëroi në komisariatin e Burrelit ku më pyetën dhe unë u thashë siç më mësuan. Më pas erdhi makinë p;policie nga komisariati i Policisë nr 4 i Tiranës dhe na çuan atje.

Edhe atje më pyetën dhe thashë të njëjtat gjëra si në Burrel. Sakaq, Fiqiriu kur dolëm nga pylli më dha 100 mijë lekë të rinj për ti mbajtur dhe kur u takuam me policin ia dha atij.

Në komisariatin nr 4 erdhën të afërmit. Unë i tregova të vërtetën xhaxhait tim Beharit. Pas kësaj më mori gjyshja ime Drita në Kërrabë. Nëna ime kishte tentuar të vetëvritej dy ditë pas rrëmbimit tim duke pirë helm.

Fillimisht te gjyshja nuk kam pasur probleme, kam folur normalisht me të fejuarin. Një ditë kur shkoja me gjyshen me bagëti, në një tunel gjetëm një automatik të ndryshkur dhe pa qytë. I lidhëm te tyta një ngjitëse plastike, gjetëm karikatorin me disa fishekë, i morëm dhe gjyshja më ka mësuar si përdorej. E fsheha pas avllisë së gjyshes.

Sajmiri më çoi lekë për të më bërë pasaportën që të ikja në Itali. Fiqiriu e ka marrë në telefon Sajmirin dhe i tha të mos shqetësohej për mua se unë i përkisja Fiqiriut dhe do të shkonte ta vriste në Itali atë dhe mua nëse do më merrte në Itali. Gjithashtu Fiqiriu e ka kërcënuar se do t’ia vriste dhe njerëzit e tij në Shqipëri.

Mua më ka treguar në telefon Sajmiri dhe më ka këshilluar që të bëj kujdes pasi ai do më vriste se kështu i kishte thënë Sajmirit. Gjithashtu Sajmiri më tha se nuk kishte më punë me mua pasi Fiqiriu po bëhej pengesë për fejesën tonë.

Pas disa ditësh Fiqiriu kishte gjetur numrin celular të gjyshe Dritës dhe telefononte kryesisht me numër të fshehur. Dy ditët e fundit ka folur me mua në këtë telefon dhe nmë ka thënë se do të më rrëmbente që të jetoja vetëm me të, se nuk kisha asnjë shans për tu lidhur me të tjerë se unë isha vetëm e atij.

Fiqiriu më ka thënë se do të vinte të më merrte dje në mesnatë, të dielën duke u gdhirë e hëna datë 12-13 gusht 2012 dhe nëse unë do kundërshtoja, do më vriste. Unë isha shumë në ankth pasi dhe te shtëpia e gjyshes nuk po më linte rehat megjithëse nuk e besoja se do vinte deri aty. Më 13 gusht, ora 12.30 isha në dhomën e gjyshes kur ra zilja e derës. Pashë nga ballkoni Fiqiriun jashtë portës. Më pa dhe ai dhe më tha: Hajde shpejt se kam ardhur për ty, ndryshe të vrava. Unë i thashë: Prit një minutë se do vij. Mu kujtua se kisha një armë aty pranë dhe shkova e mora. E tërhoqa shulin e saj mbrapa dhe më pas e kam drejtuar fillimisht nga drejtimi ku ishte Fiqiriu jashtë porte. Ai iku me vrap. Unë nuk e kuptoja çfarë po bëja por e kam ndjekur me vrap nga iku ai duke e qëlluar me armën që kisha në dorë. Gjyshja erdhi pas meje kur dëgjoi të shtënat. Pashë që pranë portës së shtëpisë së gjyshes gjendej një makinë ngjyrë gri dhe në timon ishte një person. Kam ndjekur Fiqiriun në një livadh dhe nuk kam ndaluar së shtëni por nga errësira mezi e vija re. Kur u afrova e pashë shtrirë. Kam vazhduar të qëlloj në drejtim të tij. pranë më kishte ardhur gjyshja, xhaxhai im Behari dhe shoferi që ishte në makinën ngjyrë gri. Më pas u qetësova dhe prita derisa erdhi policia dhe kam dorëzuar automatikun me të cilin kisha vrarë Fiqiriun”, – përfundon dëshmia e firmosur nga Nazime Visha.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons