Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burgim 19-vjeçaren Nazime Visha e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muçës, e ndodhur më 13 gusht të vitit të kaluar në fshatin Krrabë në Tiranë.
Prokuroria kërkoi dënimin me 17 vite burgim për 19-vjeçaren të cilën e akuzonte për vrasje me paramendim, ndërsa avokatja mbrojtëse e të pandehurës kërkoi shpalljen e pafajshme sepse klientja e saj, Nazime Visha e ka kryer vrasjen për vetëmbrojtje dhe se viktima kishte abuzuar me të për shumë kohë.
Duke qenë se Nazime Visha pranoi gjykimin e shkurtuar, ajo do të vuajë 10 vite burg, pasi dënimit të saj i zbritet një e treta.
Vrasje e Fiqiri Muçës në gushtin e vitit të kaluar tronditi jo vetëm fshatin e Krrabës. Shpejt dolën në dritë rrethana të tjera të vrasjes. Sipas tyre, autorja e krimit dhe i ndjeri kanë patur një lidhje intime për shumë kohë.