Vrasja në Kërrabë, palët akuza respektive, japin versione të ndryshme
Gjykata vendos të enjten nesër masën e sigurisë për Nazime Vishën
Familjarët e viktimës Fiqiri Muça, kundërshtojnë pretendimet e vajzës 18-vjeçare që e vrau atë pas mesnatës së djelës duke u gdhirë e hëna.
Ndërsa avokatja e vajzës, Vjollca Pustina i qëndron dëshmisë së Nazime Vishës, se Fiqiri Muça e ka përdhunuar qysh në klasë të 8-të dhe se rrëmbimi i parë dhe tentativa e rrëmbimit të dytë kryhej për ta dërguar dhe shfrytëzuar për prosticion në Kosovë me qëllim që të shlyente një kredi në rreth 7 milionë lekë të reja.
Familjarët e viktimës në Manzë të Durrësit kanë pretenduar për një kurth që i është ngritur 45 vjeçarit Fiqiri Muça, ndërkohë që shtojnë se e gjithë historia ka si përgjegjëse familjen e vajzës 18 vjeçare Nazime Visha.
Familjarët ngrenë pretendimet se 45 vjeçari ka dalë nga shtëpia për herë të fundit me automjetin e tij fuoristrad, tip “mitsubish” me targa angleze P 377 HHH, e cila sipas tyre rezulton e zhdukur.
Ndërsa avokatja Pustina ka shtuar se në deklarimet e dhëna nga Nazimja për rrëmbimin e parë, ajo jep shpjegime për një oficer policia që ka marrë një pako si dhuratë nga Fiqiri Muça duke e detyruar që në dëshminë e saj të pranonte se ishte larguar vetë me dëshirë.
Nazime Visha, jetonte në një familje tejet të varfër në fshatin Mal Vilëz, në kufirin mes Tiranës dhe Burrelit.
E ëma Mejte Visha, tentoi të vetëhelmohej në momentin që mësoi rrëmbimin e vajzës së saj nga Fiqiriu, dhe sipas avokates Pustina ky fakt e përjashton familjen në një bashkëpunim të tyre apo për dijeninë e marrëdhënies së saj me mikun e tyre të familjes.