MPB ka dhënë një version të parë të ekspertizës se si ka ndodhur vrasja e pesëfishtë javën e kaluar në Smilkovc të Shkupit.
Vrasësit thuhet se kanë ardhur pranë liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc, në kohën kur katër të rinjtë po përgatiteshin për të shkuar, për shkak se makina e tyre e gjetur më pas ishte me drita të ndezura.
Makina “Opel Omega” për të cilën thuhet se ishte shfrytëzuar nga vrasësit e pesë vetave, sigurisht dyshohet nga MPB se ka qenë pranë liqenit. Ekspertët kanë vërtetuar se dheu në gomat e kësaj makine është e njëjtë me bregun e liqenit.
MPB gjithashtu thekson se makina është plot me gjurmë të tjera të ndërlidhura me vrasjen.
Sipas një ekspertize të rikonstruktuar, vrasja është kryer nga së paku tre veta, të cilët në një periudhë prej 5 deri në 10 minuta kanë shtënë në drejtim të pesë viktimave në dy lokacione të ndryshme pranë liqenit. Katër të rinjtë Aleksandar Naqovski, Cvetanço Acevski, Kire Triçkovski dhe Filip Sllavovski janë gjetur pranë makinës së tyre, ndërsa peshkatari Bllagoja Stefkovski është gjetur 100 metra në largësi nga katër viktimat. Sipas policisë, katër të rinjtë ishin përgatitur për të shkuar për peshkim, pasi që pranë makinës së tyre ishin gjetur edhe mjetet përgatitore dhe të peshkimit.
Vrasja siç thuhet është kryer rreth orës 20.00, ndërsa policia informacionin e ka marrë në ora 22.15 përmes qendrës së thirrjeve 192. Më pas, 15 minuta më vonë, edhe tre peshkatarë të tjerë kanë informuar mbi trupat e shtrirë të pajetë.
MPB ka theksuar se akoma po vazhdojnë hetimet intensive, pasi që është zbuluar profili i vrasësve, ndërsa po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre. Hetimet siç nënvizohet mund të zgjasin me javë e me muaj, por MPB ka theksuar se është e përgatitur dhe do të zbardhë vrasjen e pesëfishtë. / INA