Forumi Kuq E Zi
Vrasja për varësen, autori i  arrestuar nuk pranon krimin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasja për varësen, autori i  arrestuar nuk pranon krimin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Vrasja për varësen, autori i  arrestuar nuk pranon krimin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Vrasja për varësen, autori i  arrestuar nuk pranon krimin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
TIRANE- Kur kanë kaluar pesë ditë nga vrasja e Fatbardha Tafës dhe plagosjes së motrës së saj, policia e Tiranës arrin të arrestojë njërin nga autorët e këtij krimi. Ai është Aldo Hoxha, dhe se sipas policisë banon në të njëjtën lagje tek Dogana, ku ndodhet dhe banesa e motrës së viktimës, shtetases Lumturie Gjana. Hoxha është tradhëtuar nga njollat e gjakut në kapele dhe nga njohja e Lumturie Gjanës.

Aldo Hoxha, është personi i ndaluar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, si autor i dyshuar për vrasjen e shtetases 38-vjeçare Fatbardha Tafa. 21-vjeçari që banon në zonën e Doganës së Tiranës është personi kryesor i dyshuar, pasi ai është identifikuar jo vetëm nga njollat e gjakut të gjetura në kapelen e tij, por edhe nga dëshmia e të dëmtuarës Lumturie Gjana, e cila dje në mesditë është paraqitur për njohje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 37- vjeçarja që ka mbetur e plagosur gjatë sulmit me thikë tek ish-Fusha e Aviacionit ka konfirmuar për policinë se personi i ndaluar ngjasonte shumë me njeriun që i kishte vrarë motrën dhe plagosur atë me thikë. Nisur nga kjo situatë, efektivët e policisë kanë arrestuar 21-vjeçarin Aldo Hoxha, duke i komunikuar atij akuzën e "Vrasjes me dashje", "Grabitje me dhunë" dhe "Plagosjes së lehtë me dashje".

Tashmë e gjithë puna e policisë dhe prokurorisë është përqendruar tek arrestimi i personit të dytë që ka marrë pjesë në vrasje të Fatbardha Tafës. Për identitetin e tij është marrë në pyetje, i arrestuari Aldo Hoxha, por që në fakt ai deri në orët e mbrëmjes së djeshme s’ka pranuar të bashkëpunojë me efektivat e policisë së Tiranës. Ndërkohë që një person me inicialet J.B, mbahen i izoluar pasi mendohet se ka bashkëpunuar me Aldo Hoxhën. KOMSHIU I GJANËSS Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë së Tiranës, i ndaluari Aldo Hoxha banon në të njëjtën lagje, ku banon dhe familja e të plagosurës Lumturie Gjana. Adresa e banimit të tij, është në rrugën e Durrësit, pranë Doganës, vend në të cilin jeton dhe motra e Fatbardha Tafës, Lumturia.

Nisur nga kjo situatë, autori i krimit ka ndjekur për gjatë gjithë kohës dy gratë që kishin dalë për të bërë xhiron e darkës, dhe pikërisht teksa po afroheshin tek kompleksi i lodrave që ndodhen në shëtitoren tek ish-Fusha e Aviacionit, dy autorët kanë sulmuar Fatbardha Tafën, për t’i marrë varësen e floririt nga qafa. Teksa kanë hasur në rezistencën e saj, Aldo Hoxha ka qëlluar për vdekje 38- vjeçaren Tafa dhe plagosur lehtë dhe motrën e saj Lumturie Gjana. Për policinë e Tiranës Hoxha, njihet si kontingjent kriminal, pasi në vitin 2008 ai së bashku me shtetasin Dashamir Musa kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Urim Pulaha. Të dy ata janë arrestuar nga policia, por më pas janë shpallur të pafajshëm nga gjykata e Tiranës, me argumentin se prokuroria nuk ka përcaktuar se çfarë sendi do të grabisnin dy të pandehurit në shtëpinë e shtetasit Pulaha.

Ndërkohë që në vitin 2011 Aldo Hoxha është dënuar nga gjykata me 1 vit burg për akuzën e "Mbajtjes pa leje të armëve" dhe "Prishjes së qetësisë publike". Në muajin qershor të këtij viti ai është liruar nga burgu. PRECEDENTI TEK AVIACIONI Në datën 27 qershor 2011 rreth orës 22:30 në zonën e ish-fushës së Aviacionit ka ndodhur një konflikt (sherr), midis personave, banor të zonës ku është qëlluar edhe me armë zjarri. Për këtë ngjarje është njoftuar Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë. Policia e Shtetit ka identifikuar të pandehurin Aldo Hoxha si personi që mbante armë zjarri pa leje të organit kompetent dhe që kishte qëlluar me këtë armë në konfliktin e ndodhur në këtë zonë. Ky person dhe pikërisht i pandehuri Aldo Hoxha, është kapur nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në ndjekje të personit, në momentin e kapjes nga punonjësit e policisë të komisariatit të policisë Nr. 6 Tiranë i është gjendur me vete dhe arma e zjarrit automatik "Kallashnikov" me Nr.12123817.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të cilat pas ekspertimit balistik kanë rezultuan gëzhoja kallashnikovi të cilat ishin qitur pikërisht nga arma e zjarrit kallashnikov që iu kap të pandehurit Aldo Hoxha, në momentin e arrestimit në flagrancë. Punonjësit e Policisë së Shtetit e kanë ndjekur në vijimësi të pandehurin Aldo Hoxha pa e shkëputur nga vëmendja dhe ka rezultuar që pasi ai nuk i është përgjigjur pozitivisht thirrjes për të ndaluar dhe për tu dorëzuar rreth 300 metra më tutje ka flakur armën e zjarrit, në afërsi të karburant "Elda". Gjatë hetimit të çështjes janë pyetur në cilësinë e deklaruesve shtetasit Erzen Avdiaj, dhe Arbër Meshi të cilët kanë deklaruar se janë grindur me të pandehurin Aldo Hoxha, por se nuk kanë parë momentin kur ai ka qëlluar në ajër me armë zjarri pasi ata ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se i pandehuri të ishte pajisur me armë zjarri dhe më pas të qëllonte me të. Lidhur me këtë ngjarje Aldo Hoxha është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons