Policia e kryeqytetit ka arrestuar dy të rinj homoseksualë, të cilët dyshohet se ushtrojnë prostitucionin. Gjithashtu blutë e Tiranës kanë shoqëruar në rajon edhe një person tjetër, që mendohet të jetë klienti i tyre.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për shtetasit V.Necaj 27 vjeç dhe E. Brami, 26 vjeç, të cilët u arrestuan në rrugën “Bardhok Biba” paraditen e së shtunës, me akuzën se ushtrojnë prostitucion. Atyre iu sekuestruan 8 mijë lekë të reja, prezervativë dhe dy paruke.
Hetimet vazhdojnë. /albobserver/