“Asgjë (që njeriu punon ose krijon) nuk mund të kuptohet pa psikologji”
Sigmund Freud
Psikologjia si disiplinë shkencore, që për objekt studimi ka njeriun është mjaftë e re. Ajo, siç thotë psikologu gjerman Ebinghaus, e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.
Psikologjia si shkencë, nga pikëpamjet e veçanta, na i ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve si dhe na bënë të mundshme t’i kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet dhe veprimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë - në rrugë, në shkollë, në shtëpi etj. Pra, psikologjia studion realitetin psikik dhe jetën psikike. Me veçoritë psikike, nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, nevojat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen në reagimet dhe sjelljet e njerëzve.
Psikologjia, siç thonë disa psikolog, duhet të na përgjigjet në tri pyetje, të cilat janë: “Çka?”, respektivisht ajo duhet t’i paraqesë dhe t’i përshkruaj në mënyrë të plotë dukuritë psikike; “Si?”, respektivisht të tregoj si zhvillohen proceset psikike dhe si formohen cilësitë psikike; “Pse?”, respektivisht t’i zbuloj shkaqet e dukurive psikike veç e veç dhe t’i shpjegoj sjelljet dhe veprimet e njerëzve.
Detyra praktike e psikologjisë qëndron në të zbatuarit e rezultateve të gjurmimeve teorike, me qëllim të kryerjes sa më me sukses të veprimtarive të ndryshme të njerëzve. Kështu p.sh. rezultatet e gjurmimeve psikologjike zbatohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, apo për punë sa më të suksesshme mësimore dhe edukative, ose për të larguar pengesat psikike të njerëzve, të cilët e vështirësojnë kryerjen e punëve apo kontaktin me njerëz e të tjera.
Pra, ç’ rëndësi ka psikologjia?
Psikologjia na bënë të mundshme t’i njohim njerëzit, vetveten dhe jetën në përgjithësi, duke na treguar rrugën se si të veprojmë në situata të ndryshme, që t’i evitojmë të metat dhe t’i zbatojmë cilësitë pozitive. Pra, na tregon rrugën e formimit të vetive psikike të personalitetit.
Psika dhe Erosi
Fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (Psyche) - shpirt dhe “logos” - shkencë. Kjo fjalë lidhet me mitin e vjetër për Psikën dhe Erosin të cilin e shënoi historiani romak, Apulei. Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psika, e në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, nëna e Erosit, zonja e dashurisë, Venera, e xhelozonte këtë dashuri dhe me çdo kusht mundohej ta shkatërronte, duke proklamuar se një djalë nga familja e zotëve nuk mund të marrë një vajzë nga shtresa e ultë. Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe spekulimeve, kryezoti Zeusi vendosi që edhe Psika të pranohet në Olimp, në mesin e zotëve dhe kështu e bëri të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, pra triumfoi mbi të gjitha, kurse ky mit mbeti nëpër shekuj si inspirim për artistë, të cilët zakonisht Psikën e paraqesin si një vajzë shumë të bukur me krahë të fluturës (Rafaeli, Rodeni, La Fonteni etj.), ndërsa Frojdi thotë se Psika paraqet fluturën e cila fluturon nga lulja në lule dhe jeton nga nektari dhe dashuria. Më vonë fjala “psikë” (psycho) përdoret për fjalën shpirt, duke përmbajtur atë kuptim deri në ditët tona, duke hyrë kështu me këtë kuptim në shkencën mbi shpirtin, psikologjinë. Ndërsa miti mbi Psikën dhe Erosin mbeten edhe si tregues simbolik në kuptim të dashurisë për shpirtin njerëzor. Ndërsa Erosi, më vonë, nga Frojdi, do të hyjë në psikologji, si një ndër nocionet më karakteristike për jetën, dashurinë, bashkëpunimin, krijimtarinë etj.
Në të vërtet ç’është psikologjia?
Është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion që do t’i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më tani prej saj. Nëse nisemi nga shpjegim etimologjik i fjalës: “psiko” - shpirt dhe “logos” - shkencë, dituri etj., del se psikologjia është shkencë që studion shpirtin! Mirëpo, pasi fjala shpirt është nocion që ka prioritet religjioz - filozofik, emërtimi shkencorë mbi psikologjinë do të mund të na keq orientonte se psikologjia ka të bëjë me probleme të ndryshme e të llojllojshme metafizike, me të cila shkenca e sotme, de fakto, as nuk merret as nuk i pranon.
Psikologjisë moderne, sot nuk i interesojnë çështjet siç janë: “ç’është shpirti?”, “a është shpirti material apo jomaterial?”, “a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?”, pastaj “në çfarë marrëdhënie është ndaj trupit?” etj. Rreth këtyre pyetjeve janë bërë polemika të ashpra, që nga kohët e lashta e deri më sot, nga ana e idealistëve dhe materialistëve. Derisa idealistët mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Platoni), materialistët përkundrazi, mendonin se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati). Definicion të plotë mbi këtë edhe sot e kësaj dite nuk kemi.
Sot psikologjia është shkencë universale, kurse zhvillimi i sajë në jetën e njeriut bashkëkohorë është shumë i madh. Edhe pse enden në zhvillim e sipër, asaj ia hapin dyer të gjitha fushat e jetës. Kohëve të fundit ajo ka depërtuar edhe në industri, tregti, armatë, politikë etj. Njëkohësisht, ajo ka kontribuar në zhvillimin më të shpejtë të këtyre lëmive, duke u dhënë atyre kuptim më të thellë, e në masë më të madhe ka kontribuar në humanizimin e tyre.