Toka mund të goditet nga një stuhi diellore 2 vitet e ardhshme
Në dy vitet e ardhshme, toka së bashku me satelitët në hapësirë që mbajnë të lidhur jetën moderne rrezikohen nga një sulm i papritur i një stuhie të fuqishme diellore, efektet e së cilës parashikohen të jenë katastrofike.
Të gjithë i kemi parë skenat imagjinare në videot fiction që imitojnë stuhitë e fuqishme diellore, dhe jo rrallë herë kemi dëgjuar për asteroidët mashtrues që përplasen me tokën, por shkencëtarët parashikojnë që tashmë njerëzimi rrezikon t’i shohë dhe përjetojë ato realisht.
Gjatë dy viteve të ardhshme, pasi dielli të arrijë kulmin e aktivitetit në fund të ciklit të tij 10-vjeçar, shkencëtarët thonë se ekziston një rrezik i rritur se një stuhi diellore mund të godasë tabelat e pushtetit, satelitët dhe komunikimet ku mbështetet i gjithë aktiviteti njerëzor, transmeton Start njoftimet.
"Qeveritë janë duke e marrë paralajmërimin shumë seriozisht. Këto fenomene mund të jenë shumë të rralla, por kur ato ndodhin, pasojat mund të jenë katastrofike, thotë Mike Hapgod, një specialist në Laboratorin “Appleton Rutherford” në Britaninë e Madhe.
Hapgod tha se stuhitë diellore gjithnjë e më shumë po përfshihen në rregjistrin e planifikimt të fatkeqësive, së bashku me ngjarjet e tjera të rralla, si tsunamet shkatërruese dhe shpërthimet vullkanike.
Stuhia e fundit diellore që ka prekur planetin tonë, ka ndodhur para 150 vjetësh.