Të gjithë e kemi provuar xhelozinë, të paktën një herë në jetë, por arsyet pse bëhemi xhelozë dhe emocionet që ne ndjejmë janë të ndryshme. Xhelozia është reaksion kompleks, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash. Emocione–dhimbje, inat, mërzitje, zili etj.; mendime-lëndim, faj, konkurrencë me rivalin, i shqetësuar rreth pamjeve, mëshirë për veten; sjellje-gjendje të fikët, reagime agresive, pyetje të shpeshta, kërkim shpjegimesh etj.
Ç'farë është xhelozia?Të gjithë e kemi provuar xhelozinë, të paktën një herë në jetë, por arsyet pse bëhemi xhelozë dhe emocionet që ne ndjejmë janë të ndryshme. Sipas një psikologeje klinike, “xhelozia është reaksion kompleks, por edhe kërcënim i një marrëdhënieje”. Xhelozia është reaksion kompleks, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash. Emocione–dhimbje, inat, mërzitje, zili etj.; mendime-lëndim, faj, konkurrencë me rivalin, i shqetësuar rreth pamjeve, mëshirë për veten; sjellje-gjendje të fikët, reagime agresive, pyetje të shpeshta, kërkim shpjegimesh etj.
Si e mbron xhelozia dashurinë?Në marrëdhëniet kur xhelozia është e butë dhe jo e shpeshtë nuk keni pse të shqetësoheni. Xhelozia mund t’u japë kurajë çifteve për ta tërhequr njëri- tjetrin dhe për t’i ndërgjegjësuar se personi që kanë përballë është i vlerësuar. Xhelozia i rrit emocionet, duke e bërë dashurinë më të fortë dhe seksin më pasionant. Në doza të vogla, të menaxhueshme, xhelozia mund të jetë forcë pozitive në marrëdhënie. Por, kur nuk ndodh kështu, atëherë mund të jetë shumë e vështirë.
Si e dëmton xhelozia dashurinë?Shpesh, ndjenja e xhelozisë mund të jetë jashtë kontrollit. Për shembull, kur një burrë bën një skenë xhelozie në një festë, vetëm e vetëm sepse bashkëshortja e tij pranoi ftesën për të kërcyer me një shok të vjetër ose kur një grua është e mbushur me xhelozi, sepse kompania ku punon bashkëshorti i saj ka një pronare femër…Këto reagime mund të sjellin ndryshim në një lidhje, edhe pse shpesh partneri xheloz i devijon këtij problemi, duke nxjerrë lloj-lloj justifikimesh.
Nëse jeni ju xhelozi Që ta mposhtësh xhelozinë kërkon durim dhe shumë punë. Nëse e ndjen xhelozinë të rrjedhë që nga vitet e fëmijërisë, atëherë mund të të ndihmojë një konsultim. Këto janë disa gjëra, që mund të bëni për veten tuaj: Jepi vetes një kontroll të realitetit - Hidh një vështrim të mirë te gjërat që e nxisin xhelozinë tuaj dhe pyeteni mirë veten se sa real është kërcënimi prej saj. Çfarë evidencash keni, që lidhja juaj është në rrezik? Dhe, a është sjellja juaj ajo që e përkeqëson situatën? Përdorni biseda pozitive me veten tuaj – Në momentin që e ndjeni efektin e keq të xhelozisë, kujtojeni veten se sa ju do partneri, se sa ju vlerëson dhe respekton. Tregojini vetes se ju jeni njeri i admirueshëm nga të tjerët, dhe se asgjë nuk do të shkojë për keq. Kërkoni siguri – Një nga mënyrat më të mira për ta zbehur xhelozinë është t’i kërkoni partnerit siguri. Sigurohuni që nuk do t’i bini më në qafë, dhe se nuk do t’i bëni më shantazh.
Të jetosh me një partner xhelozTë kesh një partner xheloz mund të jetë shumë lodhëse. Më poshtë keni disa ide, për të thjeshtësuar xhelozinë e tij: Mendo për problemin në një mënyrë ndryshe – Mendo se xhelozia është shenjë që tregon dashuri. Nëse partneri nuk do ta çmonte lidhjen tuaj, nuk do ta kishit këtë problem. Në vend që të bëheni edhe ju agresivë, tregohuni më të kuptueshëm dhe mbështetës. Kontrollojeni sjelljen tuaj – Nëse e dini se sjellje të caktuara e shtojnë xhelozinë e partnerit, ndryshojini ato, nëse mundeni. Tregohuni të kujdesshëm t’i qëndroni çdo marrëveshjeje që mund të keni bërë, por përjashtojini premtimet, të cilat e dini se nuk mund t’i mbani. Ndërtoni konfidencë – Tregoni kujdes që të shfrytëzoni çdo mundësi për t’i thënë partnerit se sa e doni, dhe se nuk do të donit të ishit me dikë tjetër. Bëjini shumë komplimente dhe bisedoni rreth të ardhmes, të cilën mezi e prisni së bashku. Si mund ta menaxhoni xhelozinë?Merrni dy fleta letre secili dhe bëjeni ushtrimin në mënyrë individuale, pa folur me njëri-tjetrin më parë. Merreni letrën e parë dhe ndajeni në dy kolona. Shkruani në kolonën e parë “shfaqjet e xhelozisë” dhe shkruani sa më shumë gjëra që kujtoni nga e kaluara, të cilat ju kanë bërë të ndiheni xhelozë. Përfshini gjëra nga lidhja juaj e mëparshme, e tanishme, si dhe nga histori që mund të keni dëgjuar nga ish-i juaj. Në krye të kolonës së dytë shkruani “mendime dhe ndjenja”. Lexoni sërish në kolonën e parë dhe mundohuni të kujtoni të gjitha ndjenjat dhe mendimet nga secila shfaqje e xhelozisë. Nëse e bëni këtë ushtrim gjatë kohës kur mund të ndiheni të acaruar me partnerin, atëherë nuk do të jetë aq i suksesshëm. Sigurohuni që të jeni në rregull, përpara se të filloni. Ndajeni gjithashtu edhe fletën e dytë në dy kolona. Në kolonën e parë shkruani “çfarë mund të bëj për të ndihmuar veten” dhe në të dytën “çfarë mund të bëjë partneri për të më ndihmuar”. Poshtë çdo shkrimi rendisni sa më shumë ide që të mundeni, duke i bërë ato sa më specifike, bazuar në ato që keni shkruar në fletën tjetër. Pasi të keni mbaruar të dy me listat tuaja, uluni dhe tregojini njëri-tjetrit se çfarë keni shkruar. Kjo do t’ju japë kuptueshmëri më të mirë të gjërave që ju shkaktojnë xhelozi në marrëdhënien tuaj, si dhe do t’ju ndihmojë ta menaxhoni mirë atë.