Druri më i pazakontë në botë
Nuk bëhet fjalë për ndonjë punim artificial në park argëtues por për një
dru – më saktësisht drurin e llojit sekuoja – nëpër të cilin kalon një tunel
me gjerësi të mjaftueshme për të kaluar me veturë nëpër të. Sekuoja me tunel është druri më i
famshëm në pyllin e dendur me këtë
lloj druri që shtrihet në 81 hektarë në vendin Legget në Kaliforni, rreth 280
kilometra në veri të San Franciscos.
Ndonëse sot relativisht të rralla, drunjtë e llojit sekuoja, që mund të
jetojë deri në 1 800 vjet e më shumë, nga mesi i shekullit 19 ishin mjaft të
shpesh përgjatë bregdetit kalifornian.
Tunelin nëpër drurin me moshë disa qindra vjeçare dhe që sot arrin lartësinë prej gati 100 metrave, e kanë hapur në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, duke e shndërruar në atraksion turistik.
Turistët kureshtar, të mahnitur me drurin gjigant, vozitja e veturës nëpër këtë tunel e paguajnë 3 dollarë, kurse në këtë çmim është llogaritur edhe fotografimi dhe ulja buzë këtij druri mbase më i madhi në botë. Në afërsi të drurit ndërmarrësit turistikë kanë ndërtuar edhe një shitore me suvenire, në të cilën vizitorët mund të pajisen me ndonjë objekt që iu përkujton vozitjen nëpër tunelin më të pazakontë në botë.