Georgia, 3 gusht 2012. Një qen Chihuahua është kthyer në hero, pasi policia deklaroi se ka shpëtuar dy vajza të cilat kishin humbur në pyllin e Georgia.
Vajzat e moshës 5 dhe 8 vjeçare u zhdukën të hënën për disa orë rresht teksa ishin duke ecur rreth 30 milje në jug të Atalantës.
Policia dhe banorë të zonës nisën kërkimet, ndërsa fqinji i vajzave Carvin Young përfshiu në kërkim edhe qenin e tij Chihuahua.
Qeni nisi të vrapojë mes pyllit në kërkim të të miturave.
Në momentin kur policia dhe banorët po dorëzoheshin të lodhur nga kërkimet, ishte pikërisht qeni ai që u kthye i fundit së bashku me vajzat, të cilat ishin shëndoshë e mirë.