Prindërit e 13-vjeçares kanë bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së Korçës, me pretendimin se 33-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tyre, e cila është në moshë të mitur.
“Kishim pak kohë që njiheshim dhe pavarësisht diferencës së moshës, unë ndjeja për të. Më pëlqente dhe kishim pak kohë që ishim lidhur. Vinte më takonte gjithmonë në fshat. Unë shkova me dëshirë me të, se e doja, por nuk e dija që ishte i martuar. Ai nuk ka faj”, – ka deklaruar 13-vjeçarja në polici.