Shqiptari që po çon Amerikën drejt fitores..
Ekipi amerikan i volejbollit për meshkuj po shfaqet në një formë të mirë në Lojrat Olimpike të Londrës. Deri tani ai ka arritur tre fitore dhe shihet si një prej ekipeve të forta pjesmarrëse në kët sport.
Në ekipin amerikan luan edhe Donald Suxho, lojtari me origjinë shqiptare, i cili ka nisur karrierën e tij sportive në qytetin e lindjes Korçë.
Mbas ardhjes familjarisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, Donaldi e vazhdoi edhe më tej angazhimin e tij me volejbollin, duke arritur që të jetë pjesë e ekipit kombëtar amerikan që në vitin 2001. Gjatë një interviste për VOA, Suxho tha se fillimet e karrierës së tij
Që nga viti 2001 volejbollisti shiptaro-amerikan është organizator i ekipit kombëtar amerikan dhe një prej emrave kryesorë të tij.
Suxho tha se edhe Shqipëria ka patur një periudhë shumë të mirë të volejbollit, por duhet bërë më shumë në drejtim të përgatitjes së ekipeve të të rinjëve, për të arritur rezultate të larta.
Për volejbollistin Donald Suxho, familja e tij, prindërit, bashkëshorja, vëllai dhe i biri janë elementët bazë që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së tij sportive në Shtetet e Bashkuara.