Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake republikane në Merilend, Uiskonsin dhe Uashington D.C. Sipas exit poll-eve të rrjetit televiziv CNN, ish-guvernatori I Masaçusetsit ka marrë votat e 600 delegatëve, duke iu afruar në këtë mënyrë kutoës prej 1144, e cila do t’I hapë dritën jeshile për të garuar për në krye të Shtëpisë së Bardhë në 6 nëntor.
Ndërsa rivali i tij, Rick Santorum, duket se nuk pranon të dorëzohet. Ai ka deklaruar se “jemi ende në mes të garës dhe gjysma tjetër duket premtuese”. Në fakt, nga pikëpamja matematikore, argumentimi i Santorum qëndron. Shtetet në të cilat ëshë votuar nuk kanë ndonjë peshë të madhe, pasi shtetet që nuk kanë votuar ende kanë një numër më të madh delegatësh.
Nju Jorku dhe Pensilvania pritet të votojnë në 24 prill, Teksasi në fund të majit dhe Kalifornia në 5 qershor. Gjithsesi, Santorum duket se i ka të vogla mundësitë për ta përmbysur rezultatin. / Gazmira Ndoja