Shtate ore gjume per memorie me te mire
Personat të cilët zakonisht flenë pesë ose më pak orë gjatë natës, kanë rezultate më të këqija në testet e memories.
Dikush ka qejf të flejë, dikush nuk pëlqen të flejë gjatë, por siç ka treguar hulu
mtimi i ri i kryer në Brigham and Women’s Hospital të Bostonit, personat të cilët kanë fjetur pesë ose më pak orë në ditë kanë pasur kujtesën si të anketuarit e moshës më të vjetër.
Rezultatet më të mira i kanë arritur të anketuarit të cilët kanë fjetur mesatarisht shtatë deri tetë orë gjatë natës, ndërsa hulumtimet e mëhershme tashmë kanë treguar që mungesa e gjumit është problematike, sepse njerëzit e tillë kanë rrezik shumë më të madh për të fituar sëmundje të zemrës ose diabet.
Është interesante që as ata që kanë fjetur më gjatë se tetë orë nuk kanë pasur rezultatet më të mira, por edhe ata kanë pasur rezultatet njësoj të këqija.
Do të thotë, gjumi nuk është i rëndësishëm vetëm si beauty sleep, por mund të dëshmohet edhe lidhja e drejtpërdrejtë në mes punës kualitative të trurit dhe kohëzgjatjes së gjumit të natës.