Ja nje pembledhje mbreselenese e keshtjellave me te bukura ne bote. Shumica e tyre jane te periudhes mesjetare, por ka edhe me te vjetra si ajo e Tibetit.
1-Pallati Potala eshte e larte 170m, duke qene keshtu ndertesa me spektakolare ne Tibet. Ne vitin 637, Mbreti Songsten Gampo vendosi te ndertoje nje pallat mbi kete koder dhe struktura mbeti e pandryshuar deri ne shekullin e 17-te, kur u perfshi ne grupin e keshtjellave qe ne admirojme sot.
2-Mali Saint-Michel eshte nje keshtjelle mesjetare e ndertuar ne nje ishull te vogel afer Britanise se Madhe. Vetem nje rruge e ngushte, e ndertuar ne vitin 1880 e lidh ate me bregun.
3-Keshtjella Predjamski mori fame sepse eshte e integruar ne nje shpelle, me sakte ne sistemin e dyte me te madh te shpellave ne Slloveni. Perkthimi i emrit te saj eshte me shume se shprehes: keshtjella ne hyrje te shpelles.
4-Keshtjella Neuschwanstein eshte me e njohura nder tre keshtjellat e ndertuara per nder te Louis-it te II te Bavarise. Neuschwanstein u ndertua ne mes te Alpeve Bavariane te Gjermanise. Ndertimi filloi ne vitin 1869, por u nderpre pas vdekjes se mbretit ne 1886. Ne nje imitim fantastik te nje keshjelle mesjetare, Neuschwanstein eshte me shume nje konkretizim i romanticizmit te shekullit te 19-te.
5-Keshtjella Matsumoto, nga vendasit e njohur si Matsumotojo, eshte nje ndertese qe pasqyron shume mire kulturen lokale dhe njekohesisht eshte nje nder keshtjellat me te bukura ne Japoni. Matsumotojo ilustron me sukses ate qe quhet “hirajiro” - nje ndertese ne shesh dhe jo ne nje koder apo mal.
6-Keshtjella Huniazi, ne Rumani, per here te pare permendet ne vitin 1443 dhe shfaqet ne nje dokument te firmosur nga Iancu i Hunedoara-s. Trashegimtari i pare i keshtjelles Iancu i Hunedoara-s, rreth vitit 1440 filloi permiresimin dhe zgjerimin e kalase, duke i dhene asaj nje pamje mbreselenese te nje shtepie mesjetare.
7-Keshtjella Malbork, ne Poloni, u ndertua nga Urdheri Teutonik ne Prusi. Fillimisht iu vu emri Urdheri Marienburg, me saktesisht, Keshtjella Mary. Qyteti qe u zhvillua rreth nderteses mori te njejtin emer, por ne 1945, kur u kthye ne prone te Polonise, u quajt Malbork.