Pse meshkujt thonë të parët “Të dua” (dhe çfarë realisht mendojnë) !
Studiuesit kanë zbuluar sëfundi se pas kërkimeve të kryera rezulton që meshkujt dhe jo femrat janë të parët që kanë gjasat të shprehin romancën e tyre duke i thënë partneres “të dua”. Shkencëtarët amerikanë e kryen studimin e tyre duke dalë në konkluzionin se meshkujt e ri janë tre herë më të bindur për ta bërë këtë veprim se sa të dashurat e tyre. Gjetjet sugjerojnë edhe disa të dhëna interesante pasi meshkujt rezulton të jenë të prirur ta thonë këtë fjalë me qëllimin parësor të fusin partneren në shtrat. Konkluzionet u arritën pas intervistimit të 171 personave heteroseksual nën moshën 25 vjeç. Femrave u duhen disa muaj për të kuptuar se kanë rënë në dashuri ndërsa meshkujve u mjaftojnë pak javë dhe e deklarojnë fjalën magjike. 64 % e meshkujve pranuan se ishin të parët që i kishin thënë partneres “të dua” në krahasim me 18 % të femrave që e kishin bërë ato të parat këtë deklaratë dashurie.