Mia Landingham është një grua obese që peshon rreth 160 kile dhe ka shumë probleme shëndetësore.
Por si të mos i mjaftonin të gjitha këto, ajo u bë shkaktare që i dashuri i saj të gjente vdekjen. Madje për këtë u dënua edhe me 2 vjet burg.
Konkretisht, pas një grindjeje në çift, burri fatkeq që peshonte 60 kg, u gjend në dysheme ndërsa gruaja trupmadhe qëndronte sipër tij.
Si rezultat, ai pësoi asfiksi duke gjetur vdekje tragjike. Me pak fjalë Mia me peshë 160 kg, pa dashje i zuri frymën të dashurit. /alb-observer/