Bleona: Pas 1 jave martesë, Ganiu më tha ‘nuk jam zezaku yt’
Bleona Qereti prej vitesh është larguar për të realizuar ëndrrën e saj amerikane. Ajo shprehet e kënaqur për arritjet dhe rrëfen për GSH se si ia doli të depërtojë në tregun amerikan.
“Unë jam maturuar dhe kam kuptuar se në jetë po pate disiplinë, talent, këmbëngulje mund të shkosh shumë larg. Gomarin e nxjerr i zoti nga balta dhe nuk mund të mbështetesh tek askush tjetër veç vetes,” thotë ajo.
Ajo rrëfen se fillimet e saj në Amerikë kanë qenë të vështira, por ishte pikërisht bashkëshorti i saj Ganiu që i dha një mësim të mirë për jetën. “Në fillim kur u martova dhe erdha të jetoj me Ganin, prisja çdo gjë nga ai: Hajde më ço këtu, hajde më ço atje, hajde më ço në studio…”
Bashkëshorti, pasi e kish duruar një javë, i thotë: “Kam një dhuratë për ty. Kjo është harta, kjo është makina, këtu janë instruksionet si të mbushësh benzinën (sepse këtu dhe benzina mbushet vetë) dhe mos më merr në telefon nëse humb. Unë nuk jam zezaku yt!”
Pas kësaj Bleona tregon se nuk i kish folur për një muaj duke e quajtur katil dhe pa zemër. Ajo ia kish bërë “betë’ se nëse do vinte në Shqipëri, do e linte të vinte natën më këmbë nga Kërraba në Tiranë.
Por pas kësaj ajo shprehet sot se ai i ka bërë nderin më të madh, sepse është bërë e zonja e vetes për gjithçka. Ajo thotë se ai është njeriu më special në jetën e saj dhe se për këtë nuk ka vend për diskutime.
“Unë do të jem gjithmonë e dashuruar marrëzisht mbas syve të tij. Gani është bërë personazh këtu sepse duket si yll Hollyëood-i me fizikun që ka, aq sa e pyesin se si i ka punët me karrierën dhe ai vetëm qesh sepse nuk ka lidhje fare me këto”, thotë këngëtarja.
Bleona do të jetë së shpejti në një turne për promovimin e albumit të saj të ri, i cili do të nisë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Këngët e albumit kanë përfunduar dhe pritet realizimi i klipit, ku sapo janë përfunduar dy veshje, me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës. Për realizimin e klipit do të kujdeset Ray Kay, njeriu që ka drejtuar xhirimet nga videot e Britney-t deri tek Gaga.