Fansat e Madonnës kërkojnë paratë
Nuk kanë të sosur polemikat lidhur me koncertin e Madonnës në Olympia të Parisit, i mbajtur më 26 korrik.
Madonan i justifikoi vërshëllimat dhe shishet e hedhura në skenë në përfundim të shfaqjes, si vepër të ndonjë njeriu të vetëm.
Gjithsesi disa fansa i kanë dërguar email kompanisë që organizoi eventin, Live Nation duke i kërkuar paratë e biletës, pasi në të kundërt do i drejtohen drejtësisë.
Në një email të përbashkët fansat kërkojnë që për biletën e tyre për të cilën kanë paguar mbi 270 euro, ajo tu rimbursohet, pasi në sallë ishin 2600 spektatorë.
Mbrëmjen e spektaklit Madonna u ngjit në skenë me dy orë vonesë, ndërsa këndoi 8 këngë u largua nga skena pa përshëndetur fare.
Në emailin e fansave thuhet se show i Madonnës nuk ishte në nivel, madje ishte zhgënjyes, ndonëse kishin paguar së paku 35 euro për të dëgjuar vetëm një këngë.