Duket se privatësë në internet po i vjen fundi. Jo se tashmë e ke 100% privatësinë por të paktën deri tani policia mund të kontrollojë cdo gjë që ti bën në internet, faqet porno që ti hap, komentet e ndyra apo jo që bën në blogje, orët e shpenzuara në Facebook etj vetëm ajo ka një mandat nga gjykata i cili lëshohet vetëm nëse je i ndjekur penalisht.
Por policia daneze I ka kërkuar parlamentit që të miratojë një ligj ku të gjithë mund të kontrollohen pa pasur nevojë për një mandate. Kjo bëhet në emër të luftës kundër terrorizmit por do i detyrojë danezët të heqin dorë nga shumë të drejta.
Gjithashtu nëse miratohet një propozim i tillë në Danimarkë shumë shpejt vënde të tjera mund të ndjekin shëmbullin e saj gjë që do të ketë efente katastrofike mbi privatësinë.
Gjithashtu në sytë e ligjit do të shihemi të gjithë si kriminelë dhe kjo është një shkelje e të drejtave të njëriut, paralajmërojnë kundërshtarët e kësaj nisme.