Google ka filluar të ofrojë një shërbim të ri i cili do ju vijë në ndihmë të apasionuarëve pas muzikës. Gjiganti amerikan i internetit nëpërmjet këtij shërbimi do të lejojë shkarkimin e një koleksioni muzikor për ta dëgjuar kudo. Fillimisht ai do të jetë i disponueshëm vetëm me ftesa ndërsa Google Music Beta për momentin është falas dhe do të jetë i aksesueshëm nga celularët dhe tablet PC që funksionojnë me Android.
Përsa u përket kompjuterave personalë ky shërbim do të japë edhe mundësinë e krijimit të playlist-ave personale, si dhe do të ofrojë informacioni mbi këngët. Gjithashtu muzika do të jetë e disponueshme edhe kur nuk je online.
Krijuesit e këtij shërbimi shpresojnë që ai shumë shpejt të kthehet në më të kërkuarin e rrjetit on line.