Djaloshi pa këmbë, fenomen i Barças në Rio
Një djalosh 11 vjeç, i lindur pa këmbë, por që adhuron të luajë futboll. Është historia e vërtetë e Gabriel, një fëmijë brazilian që ka një kontroll të topit dhe një aftësi driblimi për t’u pasur zili.
Djaloshi është bërë protagonist i një videoje që në Brazil, Argjentinë dhe vende të tjera të Amerikës Latine po klikohet gjithnjë e më shumë nga përdoruesit e internetit.
Pasi ka rënë në sy për aftësitë e tij, ai është thirrur në ditët e fundit për t’u stërvitur në shkollën e futbollit të Barcelonës në Rio de Zhaneiro, njofton një website brazilian që tregon “Historinë e pabesueshme të fëmijës pa këmbë”. Pavarësisht defektit të tij, Gabriel luan shumë më mirë se shumë bashkëmoshatarë të tij dhe ëndërron të bëhet si Messi”, njofton nga ana tjetër një faqe interneti argjentinase.
Ndërsa Mauricio Soares, një nga anëtarët e stafit të Barcelonës në Rio, shprehet se 11-vjeçari ka një “koordinim të pabesueshëm motorik”, që e bën atë të jetë fare i veçantë.
Gabriel është kështu shembulli i gjallë se me një vullnet të fortë, pavarësisht problemeve që mund të dalin, ëndrrat mund të realizohen.