Një letër që Charlie Chaplin e ka mbajtur të fshehur në një sirtar të vjetër të kyçur për dekada me radhë, mund të zbulojë misterin se ku ka lindur ikona e filmit, një mister që nuk ka arritur ta zbulojë as CIA, as britanikët e MI5. Letra, e shkruar për Chaplinin në vitet ’70, deklaron se ai ka lindur në një karvan ciganësh afër Birminghamit dhe jo në Londër, siç ka deklaruar vetë ai publikisht.
Dokumenti ishte dërguar nga Jack Hill dhe u zbulua vetëm në vitin 1991, pasi e bija e tij trashëgoi tavolinën ku ajo ishte kyçur dhe u bë publike kohët e fundit. Sot, studiuesi Edward Ellis nga Manchesteri po tenton të gjejë rrënjët reale të kësaj historie, pasi sipas tij “është një mister i vërtetë, ai ishte hetuar nga MI5 dhe CIA në vitet ’50 dhe askush nuk e gjeti të vërtetën, sepse nuk kishte certifikatë lindjeje dhe as vetë Chaplini nuk e dinte të vërtetën”.